Këtej nga ne kemi një shprehje; kur s’ke çfarë bën, luaj derën...
Që hajdutët e kriminelët tanë, janë në luftë me Amerikën, është po aq e saktë, sa edhe Edi Rama dhe 3 Klanet e tjera Mafioze, deri sot, kanë fituar një varg betejash, që në vijën e parë të zjarrit.
Nxehtësia ka tharë buzët e lajmit, sa asnjë media nuk flet për dosjen Rama- McGonigal, inceneratorët, skandalet e dokumentuara për ditë nga ne dhe ditët e fundit edhe nga kolegët tanë gazetarë në median italiane Rai 3, ku kryeministri me vëlla Olsin dhe djallin e Ballkanit Engjëll Agaçi, kanë ngritur shtetin anti- ligj në zemër të Evropës.
Eprori epik as epohet as përkulet, edhe pse i janë grisur rrobat e i kanë dalë cullak kulet.
Kulprat dhe ferrat kanë lidhur edhe Altin Dumanin, që nuk hap dot dosjet kriminale të vëllezërve Rama apo Engjëll Agaçit, as ato të ministrave e deputetëve apo sheikëve që i kemi më me shumicë se Dubai.
Dukshëm, kriminelët e kanë edhe shportën edhe shpatën prej dukati, sa prej shumë kohësh kanë luajtur nga fiqiri jo vetëm mediat evropiane, por edhe fakir fukarenjtë e “Shtëpinë e Bardhë”, që duhet ta themi, nuk kursejnë para as sa një polic roje në derë të ambasadës amerikane, as sa një kriminel që ka gati avionin për të ikur në Amerikë, nëse aksidentalisht bie në rrjetën e drejtësisë.
Këtej mafia krijon varfëri, që viktimat t’i thonë faleminderit, nëse u ofrohet ndonjë hapësirë sa për të mbajtur frymën gjallë.
Gjithë hapësirat diplomatike, i ka nxirë arkitrau i mafies që mban varur interesat e tyre.
Andej në Amerikë po zihen si maçokë demokratë e republikanë, sa ende nuk po i besojnë as ambasadorit të ri se nuk do ua joshë kryebanditi i Globit, e këtej në Evropë, akujt nuk shkrihen me molotov, por me monedha dhe orgji origjinale.
Po ku është David Wisner që ka varur shënimin pas derës se“ nuk është i ngarkuar këtu me punë, për këto punë”!
Wisner tymos ndonjë peshk të vogël në facebookun e ambasadës dhe “ushqen” të mëdhenjtë, hap derën për miqtë e Edi Ramës dhe e mbyll për ata që llapin shumë.
Këtej nga fshati kemi një shprehje; kur s’ke çfarë bën, luaj derën.
Po pse more, si mund t’i hapim ne dyert e djalit të tezes së Monika Kryemadhit që flitet se ka ngritur një perandori ekonomike diku afër shtëpisë së ambasadorit Joseph Limprecht që ndërroi jetë në krye të detyrës në Lurë, në epokën që Edi Rama ka nxirë edhe imazhin e “Shtëpisë së Bardhë” e David Wisner luan derën e ambasadës amerikane?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje