Kush ishin tre “rojet” besnike të Olsit?
Olsi Rama, trafikant droge, nënshtetas amerikan dhe vëlla kryeministri, nuk ka si të arrestohet e sekuestrohet, përveçse të mbrohet nga SPAK-u dhe të heshtë ambasada amerikane.
“RAI 3”, e çmontoi mafien e Qeverisë “Rama 3”, por është vëllai i kryeministrit që po siguron edhe heshtjen e diplomatëve.
Kjo është shfaqja shfajësuese e diplomacisë së dollarit, e policisë së Shtetit që del në ballë të betejave anti- ligjore, dhe e Altin Dumanit, që fshihet pas hijes së ambasadorëve, duke servirur ‘kimë me vezë’ në vend të porosisë për ‘peshk’.
Që kur Amerika e ka “lëshuar” Olsin, drejtësia e ka pastruar nga njollat e medias që nuk i ka vajtur mendja të përdoret si mashë e mafies.
Shfarosja e shfytyrimit, është fleta e parë e shfletimit.
Me fytyrën e shtrembëruar nga substancat subversive në dëm të formatit ligjor, dhe emrin e vet të fshehur pas tre identiteteve, me automjetin e mafies së drogës dhe autoritetin e vëllait kryeministër, bosi i Ballkanit, këto ditë është zënë mat nga media italiane “Rai 3”.
Po kush ishin tre “rojet” besnike të Olsit?
E para Amerika.
As edhe një herë ambasada amerikane, nuk ju afrua rrjetës së “merimangës” së medias që merakoset për taksat e shqiptarëve, të thurur në bodrumet ku vëllai i kryeministrit ecte i qetë si Mbret i lojërave të fatit apo Perandor i laboratorëve të drogës.
Por sot që “Rai 3” e dëgjoi kushtrimin tonë dhe publikoi me dokumente përfshirjen e Olsi Ramës në narkotrafikun ndërkombëtar, “roja” e parë, pra Amerika, e lëshoi si një e një bëjnë dy, për në burg.
Burimet tona, bubërrojnë informacione, se vëllai i kryeministrit ka ndezur debat të nxehtë deri në Kongresin Amerikan, prandaj në rrugën e Elbasanit po kapin kokën me duar, pasi ka ardhur koha t’i priten duart mafies që e drejton Babloku me Olsin dhe Engjëll Agaçin.
Dy “rojet” e tjera, drejtësia dhe media, mbetën me gisht në gojë.
Kanë mbyllur tubat e shkarkimit, sa nuk mund t’i lëshojnë jashtëqitjet në fshatin ku edhe në një milion drurët frutor të Tiranës, inceneratorin që merr para e nuk ekziston, është ngjitur lajmërimi; Mafies po i vjen fundi, pasi si goditje e parë serioze, Amerika jo vetëm që nuk do e përgënjeshtrojë lajmin e “Rai 3”, por në heshtje e ka lëshuar për në burg Olsi Ramën./Pamfleti
Lini një Përgjigje