TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë29 Prill 2024, 12:21

Banda e Magjistraturës, mbush drejtësinë e re me pasardhësit e llumit të kastës së vjetër (emrat)

Shkruar nga Pamfleti
Banda e Magjistraturës, mbush drejtësinë e re me pasardhësit
Banda e Magjistraturës /

Fakti që drejtori Arben Rakipi dhe Këshilli i Shkollës së Magjistraturës, për pranimin e studentëve, ulën notën mesatare nga 8 në 6, është një shenjë se po rikthehet drejtësia e plepave...

Sa për krahasim, po kujtojmë dy fakte:

- Para përmbysjes së regjimit komunist, kupola krijoji partitë e vazhdimësisë së saj me shërbëtorë besnik e perversë, ndërsa këta mbushën kupolat e PD, PS, PSD etj., me pasardhësit e krerëve dhe familjeve të afërta të diktaturës, të cilët prej 34 vitesh po komandojnë Shqipërinë.

- E njëjta skemë u bë në vitin 2017, kur para lojës për gjoja pastrimin e drejtësisë së vjetër, kupola e politike PS, PD, PSD, LSI, piketoi ata që do drejtonin SPAK-un, BKH-në, ILD-në, KLP-në, KLGJ-në, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, vemje të drejtësisë së vjetër.

Skandali i provimit të pranimeve në Shkollën e Magjistraturës, dëshmon se drejtuesit e vjetër të drejtësisë së re, po përzgjedhin studentë për prokurorë e gjyqtarë, pasardhësit e tyre dhe të llumit të politikës, policisë e drejtësisë së vjetër, për të garantuar mbajtjen e sistemit.

Për të realizuar këtë vazhdimësi, u përdorë drejtori Arben Rakipi, ish-hetuesi e prokurori xhahil i diktaturës dhe monstra e lidhjeve me krimin e korrupsionin kur ishte Prokuror i Përgjithshëm  në vitet 1997-2002, bashkë me Këshillin Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

Drejtori Arben Rakipi, duke mashtruar sikur 5 minuta para korrigjimit të testeve, pësoi defekt pajisja “Scan-Tron” e korrigjmit të përgjigjeve, falsifikoi rezultatet e kandidatëve për prokurorë e gjyqtarë, duke shpallur fitues ata emra që kishin paracaktuar dhe jo ata që e meritonin.

Në fazën e parë të provimit te Shkolla e Magjistraturës, drejtori Arben Rakipi, shpalli 79 fitues, por pas protestës publike të kandidatëve të skualifikuar padrejtësisht dhe reagimit të medias, lista shkoi në 121 fitues, ndërsa pas mesnatës së datës 24 prill, listës iu shtuan 10 emra të tjerë.

Sipas verifikimit që bëri “Pamfleti”, rezulton se 68 nga emrat e shpallur fitues në fazën e parë për prokurorë e gjyqtarë, janë fëmijë, nipër, mbesa, kunetër, motra, vëllezër e bashkëshortë të krerëve të politikës, qeverisë e drejtësisë së vjetër, dhe zyrtarë shteti të lidhur me ta.

Dhe në 52 emrat e shtuar në listë, 38 janë familjarë të afërt e pasardhës të krerëve të drejtësisë, madje dhe familjarë të drejtorit Arben Rakipi e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës e zyrtarëve të kryeministrisë, Kuvendit, KLP, KLGJ, SPAK, KPK, KPA, ILDKPI, ILD, Avokaturës së Shtetit Policisë, Gjykatës së Larë e Gjykatës Kushtetuese.

Ja 13 anëtarët e Këshillit Shkollës së Magjistraturës, që po mbushin drejtësinë e re, me pasardhësit e llumit të politikës e drejtësisë së vjetër:

1. Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë-Kryetar i Këshillit-Kryetar.

2. Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm-Zv/Kryetar.

3. Arben Rakipi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës-Anëtar.

4. Naureda Llagami, Kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor-Anëtar.

5. Alfred Balla, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë-Anëtar.

6. Ulsi Manja, Ministër i Drejtësisë-Anëtar.

7. Odise Moçka, Avokati i Përgjithshëm i Shtetit-Anëtar.

8. Genti Dokollari, Gjyqtar-Anëtar.

9. Albert Kuliçi, Prokuror-Anëtar.

10. Maksim Haxhia, Kryetar i Dhomës së Avokatisë-Anëtar.

11. Sokol Berberi, Përgjegjës i Programit të Formimit Fillestar-Anëtar.

12. Artan Hajdari, Pedagog i Brendshëm i Shkollës së Magjistraturës-Anëtar.

13. Dashamir Kore, Pedagog i Brendshëm i Shkollës së Magjistraturës-Anëtar.

Pra, drejtësia e re përveçse është mbushur me zyrtarët drejtësisë së vjetër, këta po krijojnë brezat e prokurorëve dhe gjyqtarëve të rinj, me pasardhës të tyre e të politikës.

Ndërsa fakti, që drejtori Arben Rakipi dhe Shkollës së Magjistraturës, për pranimin e studentëve, ulën notën mesatare nga 8 në 6,  është shenjë se po rikthehet drejtësia e plepave./Pamfleti

banda e magjistraturës kasta e vjetër drejtësia e re

Lini një Përgjigje