TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë30 Prill 2024, 12:01

Pse Altin Dumani nuk po flet më në emër të Amerikës?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Pse Altin Dumani nuk po flet më në emër të Amerikës?!
Altin Dumani dhe Ilir Meta /

 Dumani, herë i turbulluar e herë i hutuar, nuk po na flet më as në emër të Amerikës, as të ligjit, por si prokuror që e “lan e than” Ilir Meta në lavatriçe me të brendshmet e veta...

SPAK-u, përballë emrave të famshëm të skandaleve spektakolare, herë është shfaqur si “invalid” i luftës mes Amerikës dhe Mafies, e herë shëndosh si ‘kokrra e mollës’, pa asnjë cen në defterët e bioenergjisë së FBI-së dhe DEA-s që “askush këtej nuk është mbi ligjin”.

Që këtej hetuesit, prokurorët e gjykatësit, i kemi të “sakatuar”, “karrocën” ua shtyn Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe ligji këtej shihet si vresht privat, nuk besoj se thotë dikush jo.

Dumani, herë i turbulluar e herë i hutuar, këput ndonjë “fryt” të kalbur nga ndërmarrja “bujqësi e bagëti”, e kohët e fundin që durimi dhe mashtrimi kanë prekur fundin, nuk po na flet as në emër të Amerikës, as të ligjit, por si prokuror që e “lan e than” Ilir Meta në lavatriçe me të brendshmet e veta.

Brenda metaforës së njohur të matrapazëve që çojnë në djall këdo, vetëm që treshja Berisha- Rama-Meta, të mos mbeten në rrjetën e drejtësisë, nuk e dimë ende pse kemi filluar të dyshojmë se edhe spak’asit mund të na bëhen bistakë rrushi që mund t’i këputë Edi Rama.

Olsi Rama, Engjëll Agaçi dhe Edi Rama, është treshja që do të duhej të ishin nën akuzë, të shkundnin xhepat për të treguar transparencë pasurie e për të shmangur shamatën, që nuk ka as edhe një shans të pushojë, deri në kthimin e gjësë së vjedhur.

Mekanika e mashtrimit, sot ngjan si pjesë muzikore u kuartetit Rama- Dumani- Berisha- Meta.

Me dyfek me gjalmë, kjo bandë frymëzuese, i ka qullur ditë-netët në saranxhën ku kapen ca sardele dhe kanë tharë edhe gjuhën e medias që nuk guxon të përcjellë as pyetjen e thjeshtë, çfarë ka Altin Dumani që nuk po flet më as në emër të Amerikës?!/Pamfleti

altin dumani amerika ilir meta

Lini një Përgjigje