TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 7 Maj 2024, 21:19

A i ka zbuluar SPAK pronat dhe llogaritë miliona paund të Ilir Metës në Londër?

Shkruar nga Pamfleti
A i ka zbuluar SPAK pronat dhe llogaritë miliona paund të Ilir
Meta-Kryemadhi në Londër

Ka pasur zëra se Meta ka një super vilë në zonën nr. 3 në Muswell Hill në Londër. Po ashtu është folur dhe për vila në Bishop Avenue...

SPAK duket se po luan si macja me miun me Ilir Metën. Ndonëse prej muajsh dalin zëra nga ambientet e Prokurorisë se hetimet kanë avancuar dhe do jetë gati urdhri i arrestit, në fund nuk ndodh asgjë. Prej afro 3 vitesh po hetohen aferat e ish-Presidentit të Republikës dhe prokurorët ende nuk janë të sigurt për kërkimin e një mase arresti.

Sipas burimeve, hetimet për të janë thelluar, sidomos për aferën CEZ-DIA, lobimet në SHBA dhe ndërhyrjet estetike. Por teksa dosja po kopsitej, u hap një hetim i ri, ai pasuror, hetim që në fakt duhej të kishte nisur i pari. Ilir Meta është cilësuar shpesh si “sheik” për shkak të pronave të shumta dhe SPAK mjaftonte të hetonte pasurinë e tij për ta dërguar pas hekurave. Sipas informacioneve, në skaner janë futur edhe pronat në emër të prindërve dhe vëllait të Monikës, si dhe prona të tjera në emër të familjarëve. Bëhet fjalë për dhjetëra prona të patundshme që dyshohet se janë vënë nga korrupsioni dhe SPAK po i heton.

Por Ilir Meta është ndër ata emra që është akuzuar shpesh se ka prona dhe para jashtë vendit. Londra është një ndër vendet më të përfolura se ai ka fshehur atje miliona paund. Para disa vitesh, një gazetar i njohur në vend deklaronte se disa gazetarë anglezë, kishin rënë në gjurmët e një kompanie shqiptare të regjistruar në Londër, e cila është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar.

I njëjti politikan, thuhej se kishte 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milionë paund, të cilat ishin investuar në zonën A të Londrës. E gjithë kjo pasuri është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria. Kush është personi i akuzuar për vjedhjen e arit në Shqipëri? Ai është Ilir Meta.

Po ashtu ka pasur zëra se Meta ka një super vilë në zonën nr. 3 në Muswell Hill në Londër. Po ashtu është folur dhe për vila në Bishop Avenue.

A i ka zbuluar SPAK pronat dhe llogaritë miliona paund të Ilir
Vila në "Muswell Hill"

Për të mos folur më pastaj për shkollimin e fëmijëve. Monika dhe Iliri vetëm 2 herë kanë deklaruar shpenzimet për ta, ndërkohë që në fakt kostot janë shumë më të mëdha. Më 2017 familja Meta ka deklaruar se ka paguar 140 mijë paund për shkollimin e tyre. Ndërsa më 2018 është deklaruar një llogari bankare rreth 12 mijë paund, po me shpenzime për shkollën. Por kurrë nuk kanë thënë se ku kanë jetuar ata gjatë shkollimit.

Sipas burimeve, SPAK ka nisur letër-porosi në Londër dhe po ashtu e ka marrë në pyetje vajzën e madhe mbi shpenzimet atje. Por a ka arritur SPAK të zbulojë llogaritë dhe pronat e Metës në Britani? Kjo është çështja. Nëse prokurorët kanë arritur të depërtojnë atëherë ish-presidenti duket se e ka keq punën, pasi sipas zërave, kemi të bëjmë me një pasuri të çmendur. /Pamfleti

Lini një Përgjigje