Po pse heshtë diplomacia përballë skandaleve qeveritare?!
Edi Rama po e çon edhe Amerikën në sytë e shqiptarëve drejt fundit të besimit, se rendi juridik është vijë e drejtë e pikturës së shtetit të të drejtave dhe lirive njerëzore.
Ky po tejkalon gjithë diktatorët e Ballkanit.
Që kur piktori ynë bënte jetë endacaku sa në plazhet nudo, sa në burgjet e Parisit, e deri më sot; Bota ka ndryshuar edhe botëkuptimin e skedarit të sistemit, për t’u prerë rrugën rrezishmërive.
Edhe skelat e sigurisë në godinën e FBI-së, duhet ta themi, i ka lëkundur shumë trafikanti i ikonave me numër burgu AL1961138/A.
Numri i krimeve të këtij sheiku, nuk dihet është më i vogël apo më i madh se numri i skandaleve të përditshme, pasi çdo “zjarr”, mendohet se e shuan me oferta korruptive.
“Kunjat” që ngul për ditë shtypi idealist në plagë të mafies, edhe pse nuk janë në numëratorin e drejtësisë, pasi edhe prokurorët e gjykatësit akuzohen për grykës, numërohen në çdo karrige zyrtari dhe kariq peshkatari.
FBI që e kemi këtu, po praktikon “street-fishing”, peshkim në rrugë, ndryshe nga i famshmi Gjergj Luci, që praktikisht ka dalë publikisht me Edi Ramën në gjuetinë “net fishing”, peshkim me rrjetë.
Peshk të zënë me mjete qytetare, ku secili bën dy-tre vjet burg dhe fsheh dy-tre milion dollarë, kemi me shumicë, por peshq që notojnë me Bablokun dhe investitorët strategjikë, as që bëhet fjalë.
Rrymave nëpër shtratin e dobësive njerëzore, kryeministri u ka vënë roje të armatosura.
Pasi kanë vjedhur gjithë çka këtej, kanë shpërdoruar edhe taksat e popullit amerikan.
Janë publike deklaratat e Bablokut, se Amerika nuk ka punë as me Drejtësinë, që në fakt e paguan, as me padrejtësinë që të nxjerr sytë po e shikove shtrembër, edhe pse dihet, politika shqiptare ka qenë nën presionin e administratës amerikane për miratimin e reformës në Drejtësi.
Po pse heshtë diplomacia përballë skandaleve qeveritare?!
Goja e shtrembëruar e diplomatëve, është e kufizuar jo vetëm për korrupsionin, por edhe për fjalët e tepruara që patronazhistët kanë gdhendur si stoli triumfi, sikur Edi Rama do të jetë i përjetshëm në pushtet, pasi është bosi që ngatërron gjithë Botën dhe shkatërron edhe skelat e sigurisë së së FBI-së!
Nga blerja dhe përdorimi i Charles McGonigal e këtej, Babloku vlerësohet si i ligu që nuk pyet ç’është rreziku, pasi të gjithë e dinë se po, ky s’ka çfarë humb tjetër./Pamfleti
Lini një Përgjigje