
Nuk është lodhur duke lidhur sytë e drejtësisë, diplomacisë dhe aristokracisë, me një mbulesë të endur në Beogradin e Sllobodan Millosheviçit, e më pas duke qëndisur me ornamente nga ato të sixhadeve të Erdoganit dhe Edi Ramës.
Baton Haxhiu, ka disa ditë që del nëpër ekranet e parave të krimit dhe bën presion se ka intervistuar hetues dhe prokurorë, dhe kur ta botojë, do plasë “bomba” brenda pallatit të drejtësisë dhe diplomacisë.
Batoni nuk është budalla, se po të ishte, nuk do të bëhej sheik pa asnjë pus nafte, pa asnjë punë, gazetar pa asnjë kritikë qeverisë, pa asnjë ide, xhambaz që stërvit, shet e blen kuajt xanxar të korrupsionit ndërkombëtar.
Në Byronë Kombëtare të hetimit, në Strukturën e Posaçme anti korrupsion, në ambasadën amerikane, ka vetëm heshtje, edhe pse Batoni po rreh me “thupër” këdo që beson se do të bëhet drejtësi.
Askush nuk e përgënjeshtron Batonin që i baltos dhe fyen publikisht institucionet e drejtësisë.
Sot, edhe mafia ka Biblën e vet të shenjtë, dhe nëse SPAK-u apo Amerika ja fyen, ata tënden ta djegin.
Në “Dhjatën e Re” të FBI-së, Charles McGonigal, zbulon jo larg Irakut, Babiloninë e Bablokut të mafies ndërkombëtare.
Këtej sundojnë fiset më pirate, më agresore në botë, racat që Amerika nuk po i shtyn lehtë poshtë rrugës, diku në lozhën ku i pret Themisi, “gjyshja” e Fredi Belerit, një hyjneshë që nga antikiteti e deri sot nuk është lodhur me peshore në duar e shirit në sy, duke na injektuar mesazhin se edhe këtej vjen një ditë, që i pritet lozja kungullit të Edi Ramës.
Kush ua njeh kiminë hajdutëve tanë, i njeh kimetin edhe davasë që davaritet e kurrë nuk shkoqitet; Batoni u thirr në SPAK si Peshk, apo mori në pyetje prokurorë e hetues shqiptarë e amerikanë, si gazetar i madh i Edi Ramës dhe shërbimeve agjenturore.
Batoni u ka hedhur hi syve të gjithëve, në daç si hajdut aktiv, në daç si absolut relativ.
Ndryshon sipas stinëve dhe relievit të lashtë ku ecin historitë e lavdisë.
Edhe Yuri Kim u bë Kimete, por shpirtin e mbajti pa zbukurime plastike, edhe Themis u bë Justice, por shiritin ende e mbante tek sytë e bukur.
Edhe Baton Haxhiu po shkruan historinë e vet.
Nuk është lodhur duke lidhur sytë e drejtësisë, diplomacisë dhe aristokracisë, me një mbulesë të endur në Beogradin e Sllobodan Millosheviçit, e më pas duke qëndisur me ornamente nga ato të sixhadeve të Erdoganit dhe Edi Ramës.
Në shekullin e paradokseve, dy muaj para se të vijë këtej ambasadori i ri David Kostelancik, paradigmat e parandjenjave, po lakohen në paradhomën e Mafies si trumf mbi miqtë dhe armiqtë.
Batoni sulmon SPAK-un sot, Babloku të nesërmen del mbron hajdutët.
Ata që kanë vjedhur shumë, ndihen të fuqishëm, sa publikisht dhe me syrin kokërr, Batoni Haxhiu baltos e fyen publikisht SPAK-un dhe Amerikën! /Pamfleti
Lini një Përgjigje