TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë10 Maj 2024, 11:14

FBI, DEA dhe SPAK, po kërkojnë ministren që ka fikur Radarët e NATO-s për trafik droge!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
FBI, DEA dhe SPAK, po kërkojnë ministren që ka fikur
Avionët e drogës /

  Në gjysmë të rrugës janë të tërë...

Që një ish ministre e mbrojtjes ka fikur radarët e NATO-s me pagesa të vërtetuara 10 000 dollarë ora, sa herë avionët e drogës janë ulur për ngarkesa në Shqipëri, është fakt i njohur dhe i pranuar, edhe nga NATO e FBI, por edhe nga DEA e SPAK.

Kjo ministre, normalisht do të ishte para drejtësisë, nëse do të identifikohej.

As vëllain e kryeministrit, pasi policia e ka kapur me laborator droge në Xibrakë, në udhëtime me makinën e trafikantëve, ende nuk e kanë identifikuar se quhet Olsi Rama.

Por le ta vendosim theksin tek fikja e radarëve tëNATO-s.

Një skandal i përmasave të frikshme, ka ngrirë akujt që Presidenti Donald Trump i ka premtuar Botës, se do të shkrihen me hekurin e nxehtë rregullues.

Aleanca ushtarake më e fuqishme, dhe rrëmuja rrotull kësaj monstre që duhej të ishte para drejtësisë, duhet ta besojmë, se kanë vënë në lëvizje gjymtyrët e gjykimit, në gjurmim të një krimi gjymtues.

Në gjysmë të rrugës janë të tërë.

Fshatarët që e dinë se kush është dhe ku është fshehur Mimi Kodheli, në gjysmë të rrugës janë.

Presin drejtësinë, aty ku takohen viktima me piratin hundë për hundë.

Edhe ata që nuk e kanë identifikuar ende, që nuk lexojnë mediat, që nuk ndjekin Parlamentin, që nuk shohin as deri tek hunda e vet se ashtu i intereson mafies, nuk kanë asnjë faj që nuk e arrestojnë këtë monstër.

Më mirë të riparojnë rrotat e thyera të avionëve të drogës në plazhet dhe malet shqiptare që edhe sot janë plot me drogë, më mirë të kërkojnë gjurmë sa më larg vendit të ngjarjes, se sa të dyshojnë tek deputetja e Shqipërisë apo Zëvendëspresidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

E rëndësishme është se të gjithë po punojnë.

Punët e mira nuk bëhen shkel e shko.

Institucionet e kontrollit ajror, janë të vështira për t’i ulur me këmbë në tokë, përpara drejtësisë, se bëhen ajër, oksigjen dhe dollarë, e ta mpijnë edhe trurin.

Tharmi ka fryrë aq shumë tenxheren me kos, sa para se të derdhet në tepsi të Edi Ramës, duhet të besojmë se po, do të bëhet drejtësi, se po, FBI, DEA dhe SPAK-u po e kërkojnë ministren që fikte Radarët e NATO-s për trafik droge!/Pamfleti

fbi dea spak radarët e natos trafik droge

Lini një Përgjigje