TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë13 Maj 2024, 10:03

Putini i Ballkanit zgjon nacionalizmin në Athinë, për t’i treguar “muskujt” Amerikës

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Putini i Ballkanit zgjon nacionalizmin në Athinë, për t’i

Donald Trump ka deklaruar botërisht, se “do ta gjejë atë ‘birin e k*rvës’ që ka korruptuar zyrtarët amerikanë”...

Putini i Ballkanit është rrethuar nga dy “armiq” të fuqishëm, Greqia dhe Amerika, prandaj edhe zgjodhi Athinën, t’i tregojë muskujt Amerikës.

Në të njëjtën ditë dhe orë, Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Silanovska- Davkova, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kreu i Republikës ‘Srbska’ Milorad Dodik ndezën turbon e makinës nacionaliste.

Dy të parët ngatërruan tre shtete; Shqipërinë, Maqedoninë dhe Greqinë, i treti, Non-Grata Dodik, trazoi po tre shtete; Serbinë, Kosovën dhe  Bosnje Hercegovinën.

Republika ‘Srbska’, do shkëputje nga Bosnja dhe Hercegovina; Maqedonia dhe Shqipëria kanë vënë në ballë të antiamerikanizmit dhe (pa) drejtësisë, Putinin e Ballkanit, Edi Ramën.

Rama, i mbështetur nga Aleksandër Vuçiç, po i prin “ushtrisë” së vet trimërisht.

Nuk kishte tjetër pritshmëri në fakt, pasi diktatorët nuk rrëzohen me votë.

Amerikanët i kanë zënë rrugën ekonomike, dhe pasi Charless McGonigal, Gabriel Escobar, Yuri Kim dhe shumë “viktima” të tjera, kanë ndërruar rrugë e nuk takohen kurrë më me të, i kanë vënë pritë; në pritje të administratës së re të pas 5 nëntorit, ku presidenti Donald Trump ka deklaruar botërisht, se “do ta gjejë atë ‘birin e k*rvës’ që ka korruptuar zyrtarët amerikanë”.

Greqia, e pa përgatitur për luftën me Edi Ramën, ende nuk e ka shpallur non-grata.

“Gjembat” që i vendosi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tek shtegu i Fredi Belerit, janë të tipit politiko- ideologjik.

Zyrtarët e Greqisë së Aristotelit, kanë ngjitur në derë të Parlamentit Evropian shënimin se, “Një mik për të gjithë, është një mik për askënd”, por as kund nuk i çoi kjo strategji.

Rama, në mes të Athinës, u fut në qendër të ushtrisë së shtetit demokratik me forcat e individëve invalidë.

Në krye të 200 qeveritarëve, politikanëve e kryebashkiakëve, 200 “gazetarëve” të “pavarur” proqeveritarë dhe mbi 3000 patronazhistëve nga Shqipëria, thuajse të gjithë nën hetim nga SPAK-u për korrupsion të përmasave të frikshme, demonstroi forcën e kryeministrit të izoluar nga perëndimi.

Dëmet financiare, me 6200 flamuj e përkrahës, me 1000 policë grekë në gatishmëri, me makinat luksoze e orë pune të humbura, llogariten në disa milionë dollarë.

Mediat greke, raportojnë se qëllimi i festës së Ramës në Galatsi, është t’i japë mesazhe qeverisë greke për instrumentalizimin dhe orientimin e emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet evropiane të qershorit. Por mediat shqiptare shkojnë më përtej. I tregojnë muskujt ambasadorit të ri amerikan që vjen në pak ditë në Tiranë, se kujdes; Edi Rama është lider Ballkanik e mund të nisë rrëmujë nëse i kërkohet t’i hapë krahun Drejtësisë dhe Demokracisë.

Tashmë ka dalë hapur si Putini i Ballkanit.

E shtrydhi limonin e Olta Xhaçkës në rrënjë të ullirit të Athenas, perëndeshës së mençurisë, për të ndezur luftën me Greqinë e Aristotelit.

Bablokut nuk ja mbush mendjen as Pandeli Majko, më i varfëri socialist, vetëm me 5 milion dollarë në Qipron greke, se ka ardhur koha që edhe në Shqipëri “Demokraci është atëherë kur sundues janë të varfrit dhe jo të pasurit”.

Si shumë i pasur dhe i rrezikshëm për demokracinë, Babloku sot është izoluar nga perëndimi.

Këto kohë që nuk e kalon dot Oqeanin Atlantik, ka ndezur elektrikun kinez në tunelin pa dritë dhe pa dalje, për t’i prirë revolucionit antiamerikan në Ballkan./Pamfleti

putini i ballkanit zgjon nacionalizmin athina i tregon 'muskujt' amerikës

Lini një Përgjigje