TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Nëntor 2024, 15:38

Zgjedhjet në SHBA, JD Vance voton në Ohio dhe shprehet optimist: Presim të fitojmë!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në SHBA, JD Vance voton në Ohio dhe shprehet optimist:

Në SHBA ditën e sotme po mbahen zgjedhjet Presidenciale. Kandidati i Donald Trump për zv/president,  JD Vance ka votuar në Cincinnati, Ohio pak minuta më parë. Në një prononcim për mediat, ai falënderoi popullin e Amerikës për votat e tyre dhe për mundësinë për të kandiduar për nënpresident.

"Ne presim të fitojmë", tha ai jashtë qendrës së votimit, por vuri në dukje se shumë njerëz do të përfundojnë të zhgënjyer në fund.

Më tej ai shtoi se në rast se Trump do të fitojë zgjedhjet, do të jetë një mundësi e madhe për ringritjen e SHBA-së.

"Ne mund të kemi një epokë të artë prosperiteti", tha ai për një administratë të mundshme Trump-Vance.

Kujtojmë se ditën e sotme amerikanët do të zgjedhin presidentin e ardhshëm. Gara mes Trump dhe Harris mbetet shumë e ngushtë, madje as sondazhet nuk kanë arritur që të përcaktojnë një fitues të qartë.

Lini një Përgjigje