
"Urojmë popullin amerikan që të kapërcejë krizën e demokracisë dhe ndarjen e shoqërisë."
Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, lidhur me zgjedhjet në SHBA.
Zakharova tha se Rusia "nuk është e interesuar" se kush do të fitojë zgjedhjet, sepse në Shtetet e Bashkuara "është zhvilluar një konsensus dypartiak lidhur me sfidën" ndaj Moskës.
"Por do të ishte logjike që i zgjedhuri i Shtëpisë së Bardhë, kushdo që të jetë, të përqendrohej në zgjidhjen e problemeve të vendit të tij dhe të mos kërkonte aventura dhjetëra mijëra milje larg brigjeve amerikane", tha ajo.
Lini një Përgjigje