TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Nëntor 2024, 14:05

Pas Ukrainës, Rusia po përgatitet për pushtimin e shteteve fqinje

Shkruar nga Edward Lucas

Synimi i Rusisë është i qartë: të përdorë marifetet e saj për të krijuar një dilemë strategjike shumë të madhe për vendimmarrësit e NATO-s. Në rast se shtetet e vijës së parë, do të munden apo jo të zhvillojnë mbrojtjen dhe parandalimin që u nevojitet për ta ndaluar këtë skenar, kjo do të përcaktojë sigurinë dhe lirinë e të gjithë Evropës...

Pas Ukrainës, Rusia po përgatitet për pushtimin e shteteve fqinje

Ukraina nuk është mposhtur ende. Megjithatë Rusia e ka fituar tashmë betejën që ka më shumë rëndësi, atë ndaj Perëndimit. Vendimmarrësit në Uashington Londër, Berlin dhe Bruksel (sa për të përmendur vetëm disa kryeqytete), e patën mundësinë e tyre që t’i kundërviheshin imperializmin rus përkrah një vendi të madh, të fortë dhe të vendosur.

Por ata vendosën që të përdorin vetëm ndihmat për ushqim dhe sanksione modeste ndaj Moskës, nga frika e rreziqeve që mund të vinin nga një disfatë e mundshme e ushtrisë ruse. Një mijë ditët e sakrificës së Ukrainës, i blenë Evropës shumë kohë për të rindërtuar mbrojtjen e saj. Por kjo e fundit e shpërdoroi dhe këtë të fundit. Dhe tani kostoja e këtyre dështimeve është shumë më e madhe. Makineria luftarake e Kremlinit, nuk do të ndalet në Ukrainë.

Objektivi tjetër është NATO, ndoshta në shtetet baltike. Falë një pune të shkëlqyer investigative nga gazetarët polakë, lituanianë dhe estonezë, ne kemi tani kemi një ide më të qartë të asaj që po përgatitet.

Ata kanë përdorur imazhe satelitore me burim të hapur, për të krijuar një hartë të bazave ushtarake të Rusisë në rajon, dhe kanë pyetur udhëheqësit aktualë dhe ish-ushtarakë për të interpretuar rezultatet. Sigurisht, asgjë nuk do të ndodhë menjëherë. Prania ushtarake e Rusisë në atë rajon është zbehur ndjeshëm.

Për momentin nuk ekziston aftësia zbarkuese e Flotës Baltike. Kazermat, terrenet stërvitore dhe parkingjet janë bosh. Sasi të mëdha pajisjesh dhe pjesësh këmbimi janë dërguar në Ukrainë. Ndaj për momentin kemi ende kohë. Por jo shumë. Sepse Rusia është në gjendje të rindërtojë shpejt forcat e saj.

Dhe sulmet më të rrezikshme, ka të ngjarë të jenë të ndryshme nga taktikat e “mishit për top” të përdorura në Ukrainë. Synimi nuk do të jetë pushtimi i zonave të caktuara, por shkatërrimi i besueshmërisë së NATO-s. Në këtë rast Kaliningradi luan një rol të madh.

Në rast konflikti, logjika ushtarake dikton një sulm të menjëhershëm të NATO-s në enklavën ruse, duke e neutralizuar mbrojtjen e saj ajrore, vendet e lëshimit të raketave, objektet bërthamore, portet e nëndetëseve dhe aftësitë e tjera, përpara se ato të mund të përdoren për të bllokuar përforcimet, për të izoluar shtetet baltike apo frikësuar vendet e tjera.

Por vendimmarrësit perëndimorë mund të dridhen nga frika e këtij skenari, apo nga sulme në thellësi nga një territor tjetër rus. Frika e tyre nga përshkallëzimi e ka dëmtuar shumë Ukrainën. E zbatuar në rajonin Baltik, e njëjta strategji do të diktonte një sulm të kufizuar, që duhet të meritojë vetëm një kundërpërgjigje të kufizuar.

Një shqetësim tjetër, është se SHBA-ja mund të shpërqendrohet nga një konflikt me Kinën, dhe kjo do të thotë se mjetet e saj të pakta të mbrojtjes ajrore dhe sulmeve e saj të sakta, do të nevojiten diku tjetër. Sido që të ndodhë, një përgjigje e kufizuar do të ishte fundi i NATO-s.

Një viktimë do të ishte uniteti i aleancës. A do t’i binden komandantët në shtetet e vijës së parë një urdhri të SHBA-së, që u thotë të mos mbrojnë vendin e tyre me çdo lloj arme që ata kanë në dispozicion? Ndoshta jo. Në fakt, disa vende po pajisen me armë me rreze të gjatë, me qëllim që t’i japin sulmuesit vetëm goditje të mëdha shkatërruese dhe të menjëhershme.

Ndërkaq, një viktimë edhe më e madhe do të ishte besueshmëria e aleancës. Edhe një sulm i vogël simbolik rus në territorin e NATO-s, që mund të kalonte pa u ndëshkuar, do të shënonte fundin e garancisë kolektive të sigurisë. Ai do të ishte triumfi përfundimtar për Vladimir Putinin.

Çelësi i fitores së Rusisë, janë sulmet e suksesshme nën pragun e një lufte totale. Tashmë ato po ndodhin pothuajse çdo ditë në vendet e NATO-s, përfshirë zjarr vëniet, ndërhyrjet në hapësirën ajrore dhe luftën elektronike. Në rajonin e detit Baltik, investigimet gazetareske kanë zbuluar të dhëna alarmante, në veçanti disa zona në Kaliningrad ku Rusia ka zhvilluar “inteligjencë, sabotim dhe infrastrukturë sulmi”.

Ai nënvizon pikën 561 të Inteligjencës Detare me Synime të Posaçëm me qendër në Parusnoye, ku forcat speciale ruse janë trajnuar për të kryer operacione në bregun e Detit Baltik. Një raport alarmant i disa gazetarëve lituanezë, sugjeron se kjo njësi mund të ketë kryer tashmë një mision në territorin lituanez që në vitin 2015, por të pazbuluar në atë kohë.

Synimi i Rusisë është i qartë: të përdorë marifetet e saj për të krijuar një dilemë strategjike shumë të madhe për vendimmarrësit e NATO-s. Në rast se shtetet e vijës së parë, do të munden apo jo të zhvillojnë mbrojtjen dhe parandalimin që u nevojitet për ta ndaluar këtë skenar, kjo do të përcaktojë sigurinë dhe lirinë e të gjithë Evropës.

Shënim: Edward Lucas, anëtar dhe këshilltar i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA).

ukraina rusia pushtumi i shteteve fqinje

Lini një Përgjigje