TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Prill 2023, 20:57

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Kush është Jakov Milatoviç, 36-vjeçari që po sjell fundin e sundimit të Gjukanoviç

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Kush është Jakov Milatoviç,

Të dhënat e para të zgjedhjeve në Malin e Zi flasin për një humbje të thellë të Milo Gjukanoviç. Presidenti aktual është mundur nga Jakov Milatoviç, të paktën sipas Exit Polleve. Ky i fundit thuhet se ka marrë mbi 60 për qind të votave, duke sjellë një epokë të re në Malin e Zi.

Por kush është Jakov Milatoviç?

Ai u lind në vitin 1986 në Podgoricë, ku mbaroi shkollën fillore dhe gjimnazin "Slobodan Škeroviq" me diplomë në Luçë. Studimet bazë në degën e ekonomisë i kreu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi, me notë mesatare 10 dhe ishte studenti më i mirë i gjeneratës së tij. Është fitues i çmimeve të shumta vendore nga Ministria e Arsimit, Universiteti i Malit të Zi, Ministria e Punëve të Jashtme e të tjera, etj.

Si studiues i qeverisë amerikane, ai bëri një vit studimi në Universitetin Shtetëror të Illinois, por u shkollua edhe në Vjenë dhe La Spaienza të Romës. Studimet master në fushën e ekonomisë i kreu në Universitetin e Oksfordit.

Eksperiencën e punës e ka filluar në NLB Bank në Podgoricë si pjesë e ekipit të menaxhimit të riskut. Më pas, ai punoi në Deutsche Bank në Frankfurt në ekipin e vlerësimit të rrezikut të kredisë në vend me fokus në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Që nga viti 2014, ai ka punuar në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër, në ekipin e analizës ekonomike dhe politike, fillimisht si analist ekonomik për rajonin e Evropës Juglindore, dhe pasi u promovua në pozicionin e ekonomistit.

Ai mbuloi vendet e Ballkanit Perëndimor nga zyra në Podgoricë. Në vitin 2018, ai u promovua si kryeekonomist me detyrën për të mbuluar vendet e BE-së, duke përfshirë Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Slloveninë nga zyra në Bukuresht.

Milatoviç ishte ministër i zhvillimit ekonomik në qeverinë e Zdravko Krivokapiçit, si dhe kandidat për kryetar të Podgoricës. Edhe pse qytetarët vlerësuan lëvizjet e tij, ekonomistët besonin se masat reformuese të Milatoviçit ishin të ngjashme me skenarin grek në Mal të Zi. Pas rënies së Qeverisë së Malit të Zi, e udhëhequr nga Krivokapiçi, Milatoviçi formoi projektin e tij politik, të quajtur sipas reformave politike që ai zbatoi.

 

mali i zi milatovic gjukanovic

Lini një Përgjigje