
Mali i Zi voton sot për të zgjedhur presidentin e ri. Milo Gjukanoviç përballet me një sfidë të fortë nga ekonomisti Jakov Milatoviç.
Sipas mediave malazeze, deri në orën 18:00 kanë votuar 61,11 për qind e votuesve ose 331.292 qytetarë. Pjesëmarrja ka qenë shumë më e lartë krahasuar me zgjedhjet e 19 marsit, ku votuan në të njëjtën orë 55.64 për qind e votuesve.
Ndërkohë ka pasur raportime dhe për parregullsi. Në vendvotimin numër katër, në Shtëpinë e Kulturës në Ulqin një telefonues është parë të fotografojë fletën e votimit.
Ndërsa në vendvotimin 16 në Tuz, një qytetar ka raportuar se një anëtar i komisionit të votimit u jep para individëve, përkatësisht qytetarëve që kanë ardhur për të votuar.
“Në raport janë vërtetuar tre raste”, kanë bërë të ditura autoritetet.
Lini një Përgjigje