TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Prill 2023, 18:29

“I ashpër, por i dhembshur”, kush është gjyqtari që ka në dorë fatin e Donald Trump?

Shkruar nga Pamfleti
“I ashpër, por i dhembshur”, kush është gjyqtari
Gjyqtari i "Gjykatës së Lartë të Nju Jorkut”, Juan Merchan

Kur Donald Trump të hyjë në një sallë gjyqi të Nju Jorkut të martën, ai do të përballet me një gjykatës me përvojë, i cili nuk është i panjohur për orbitën e ish-presidentit.

Gjyqtari i “Gjykatës së Lartë të Nju Jorkut”, Juan Merchan është përshkruar nga vëzhguesit si një gjyqtar "i ashpër" dhe i drejtë, pavarësisht se kush është para tij.

Por kush është Juan Merchan?

Karriera e hershme:

I lindur në Bogota, Kolumbi, Merchan emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 6-vjeçare dhe u rrit në lagjen e qytetit të Nju Jorkut të Jackson Heights, Queens, sipas një profili të gjyqtarit në Neë York Times. Ai ishte i pari në familjen e tij që shkoi në kolegj.

Merchan nisi karrierën e tij ligjore në vitin 1994 kur filloi si ndihmës avokat në seksionin e gjyqit në Zyrën e Prokurorit të Qarkut Manhattan. Disa vite më vonë, ai kaloi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit, ku punoi në çështjet në Long Island.

Në vitin 2006, kryebashkiaku i Nju Jorkut , Michael Bloomberg, atëherë një republikan, emëroi Merchan në Gjykatën Familjare në Bronx. Në vitin 2009, guvernatori demokrat David Paterson e emëroi atë në Gjykatën e Kërkesave të Shtetit të Nju Jorkut. Në të njëjtin vit ai filloi të shërbente si ushtrues detyre në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut.

Merchan fillimisht studioi biznes në Kolegjin Baruch në Nju Jork përpara se ta linte shkollën për të shkuar në punë vetëm për t'u kthyer disa vite më vonë për të përfunduar shkollën në mënyrë që të mund të merrte diplomën e tij të drejtësisë,

“Një njeri i fjalës”, çfarë mendojnë njerëzit të cilët janë përballur dhe kanë punuar me të?

Dorëzimi i Trump ka të ngjarë të jetë një spektakël për zbatimin e ligjit, me ish-presidentin që tashmë ka ndezur flakët në mediat sociale me pikëpamjet e tij për Merchan dhe aktakuzën e tij.

Por në gjykatë, Merchan nuk pranon ndërprerje apo vonesa, ai mban kontrollin e sallës së gjyqit edhe kur rastet e tij tërheqin vëmendje të konsiderueshme publike.

"Gjyqtari Merchan ishte efikas, praktik dhe dëgjoi me kujdes atë që kisha për të thënë. Gjyqtari Merchan ishte gjithmonë i përgatitur mirë dhe më e rëndësishmja, një njeri i fjalës. Ai më trajtoi mua dhe kolegët e mi me respektin më të madh, si në gjykatë të hapur ashtu edhe pas dyerve të mbyllura”, tha për CNN, Nicholas Gravante, avokati që përfaqësonte Ëeisselberg në kërkesën e tij.

Karen Friedman Agnifilo, një avokate e praktikës private, e cila më parë ka punuar si ndihmës prokurore kryesore në Prokurorinë e Qarkut të Manhatanit, tha të njëjtën gjë.

Merchan nuk i lejon prokurorët apo të pandehurit të krijojnë ndonjë problem në sallën e tij të gjyqit. Nuk lejon që të ndodhë një cirk mediatik apo çfarëdo lloj cirku tjetër. Nuk mendoj se sulmi dhe kërcënimi i Donald Trump ndaj tij do t'i sjellë ndonjë të mirë në sallën e gjyqit", tha Agnifilo.

“I ashpër, por i dhembshur”

-Merchan tregoi disa nga anën e tij të ashpër kur Weisselberg u dënua, duke i thënë ish-bashkëpunëtorit të Trump se nëse nuk do t’i kishte premtuar tashmë një dënim prej pesë muajsh, ai do t'i kishte dhënë një dënim "shumë më të madh" pasi të kishte dëgjuar provat në gjyq.

-Kur ai kryesoi çështjen e mashtrimit penal të Bannon, Merchan ndëshkoi ekipin e ri të avokatëve të ish-ndihmësit të Trump për vonimin e çështjes kur ata kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar provat e reja.

-Merchan gjithashtu i dha një dënim me 25 vjet burgim të përjetshëm një burri senegalez që përdhunoi dhe vrau të dashurën e tij.

Avokati i Trumpit, Timothy Parlatore, tha gjatë një interviste të premten në CNN se Merchan nuk ishte "i lehtë" për të kur gjykoi një çështje përpara tij, por bëri jehonë se gjyqtari ka të ngjarë të jetë i drejtë.

Kam provuar një çështje para tij më parë. Ai mund të jetë i ashpër. Unë nuk mendoj se do të jetë domosdoshmërisht diçka që do të ndryshojë aftësinë e tij për të vlerësuar faktet dhe ligjin në këtë rast", tha Parlatore.

Merchan, megjithatë, vlerësohet gjithashtu nga kolegët e tij se ka ndihmuar në krijimin e Gjykatës së Shëndetit Mendor të Manhatanit, të cilën ai shpesh e kryeson dhe ku ka fituar një reputacion për vendime të "dhembshura" që u japin të pandehurve shanse të dyta./Përshtati “Pamfleti” nga “CNN”

cështja trump gjykatësi juan merchan

Lini një Përgjigje