
Mali i Zi po mban sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kjo pasi raundi i parë shkoi në balotazh për shkak se asnjëri nga kandidatët nuk arriti kuotën e duhur të votave për të marrë postin e Presidentit.
Në garën për postin e Presidentit, janë dy kandidatët që morën më shumë vota në raundin e parë, presidenti aktual, Millo Gjukanoviçi dhe kandidati i “Lëvizjes Evropa Tani” Jakov Millatoviç.
Sa i takon situatës së zgjedhjeve, ajo është paraqitur e qetë, me disa incidentet të vogla sporadike në disa qendra votimi por që nuk kanë ndikuar në proces.
Ajo që vihet re më shumë në këtë raund të dytë të zgjedhjeve është pjesëmarrja më e lartë e votuesve se në raundin e parë.
Sipas disa të dhënave të paraqitura nga Komisioni i Zgjedhjeve pjesëmarrja deri në orën 15:00 është në kuotën e 49.8 për qind, 4.4 për qind më e lartë se në raundin e parë ku në të njëjtën orë kishin votuar vetëm (45.4) për qind. E përkthyer në numra të tjerë nga 542.154 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 265.488 deri në orën 15:00.
Qytetarët do të kenë të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të zgjedhjes deri në orën 20:00, më pas qendrat e votimit do të mbyllen dhe do të priten projeksionet e para, për të parë se kush do të jetë presidenti i Malit të Zi.
Këto zgjedhje presidenciale janë jetike për Malin e Zi, për shkak të ngërçit politik në të cilin ndodhet vendi./Pamfleti
Lini një Përgjigje