TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Prill 2023, 09:32

Ukraina zbulon hapur qëllimet, plan me dy faza për të rimarrë Krimenë

Shkruar nga Pamfleti

Ukraina zbulon hapur qëllimet, plan me dy faza për të

Kievi zyrtar ka zbuluar planin për marrjen e Krimesë nga Rusia.

Plani i Ukrainës për të çliruar Krimenë e pushtuar nga Rusia përfshin në veçanti dy hapa: heqjen e urës së Kerch-it, simbol i aneksimit dhe kufizimin e të drejtave të pro-rusëve dhe bashkëpunëtorëve.

Kështu raporton "Rbc-Ukraine" duke cituar sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kievit Oleksiy Danilov.

Sipas sekretarit, Ukraina ka gati një plan me 12 hapa të rëndësishëm për të rimarrë Krimenë.
Ndërkohë, presidenti i vendit Volodymyr Zelensky ka deklaruar së fundmi se presidenca e Moskës në OKB është një dështim i këtij institucioni.

Presidenca e Moskës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nis nga dita e sotme. Lideri ukrainas u shpreh se për arsye të tilla, reformoni Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka nevojë të reformohet.

Përmes një dekreti të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të shtunën ka filluar rekrutimi i rregullt pranveror i ushtarëve të rinj, sipas raportimeve të mediumit rus RBK. Vladimir Tsimlyansky, kundëradmiral i Shtabit të Përgjithshëm, ka thënë se këtë herë janë thirrur 147 mijë nga gjithsej 700 mijë personat që ishin të kualifikuar. Kjo fushatë do të zgjasë deri më 15 korrik. Por, ai ka theksuar se asnjëri nga këta të rekrutuar nuk do të shkonte për të luftuar në vijën e frontit në Ukrainë. Burrat rusë të moshës nga 18 deri në 27 vjeç duhet ta kryejnë të paktën një vit në shërbim ushtarak.

Tsimlyansky tha të premten se thirrjet nga zyrat ushtarake të distriktit do të dërgoheshin për herë të parë edhe në formë elektronike. Njoftimet tradicionalisht shpërndaheshin me postë dhe do të vazhdojnë të shpërndahen në ato raste ku dorëzimi elektronik nuk është i mundur.

Në 13 muaj që kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi luftën në Ukrainë, forcat ruse kanë pësuar, siç thonë zyrtarët perëndimorë, viktima në përmasa “katastrofale”. Sipas vlerësimeve të fundit të Departamentit amerikan të Shtetit, numri i ushtarëve të vrarë apo të plagosur është afër 200.000. Sa i përket Ukrainës, që në mënyrë strikte ka mbajtur të fshehur numrin e humbjeve, Kievi mund të ketë regjistruar të paktën 120.000 viktima, ka raportuar Washington Post.

krimea ukraina

Lini një Përgjigje