TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Prill 2023, 17:39

Blinken bisedë telefonike me Lavrov, në fokus arrestimi i gazetarit të “WSJ”

Shkruar nga Pamfleti

Blinken bisedë telefonike me Lavrov, në fokus arrestimi i gazetarit

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, ku është diskutuar lidhur me arrestimin e gazetarit amerikan të “WSJ”.

Sipas raportimeve biseda telefonike u iniciua nga sekretari Blinken, i cili mësohet se i bëri thirrje Lavrovit për lirimin e menjëhershëm të Gershkovich.

Sekretari Blinken përcolli shqetësimin e madh të Shteteve të Bashkuara për ndalimin e papranueshëm të një gazetari qytetar amerikan nga Rusia. Sekretari bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij”, thuhej në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë nga ana tjetër Lavrov thuhet se pretendoi se Uashingtoni po përpiqej të politizonte rastin e reporterit të Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili është akuzuar për spiunazh në Rusi. Ministria e Jashtme ruse tha se Lavrov u shpreh se fati i Blinken Gershkovich do të përcaktohet nga një gjykatë.

Vëmendja e Blinken u tërhoq për nevojën e respektimit të vendimeve të autoriteteve ruse, të marra në përputhje me ligjin dhe detyrimet ndërkombëtare të Federatës Ruse. U theksua se është e papranueshme që zyrtarët në Uashington dhe mediat perëndimore të bëjnë bujë me qëllimin e qartë për t'i dhënë një ngjyrim politik këtij rasti”, u shpreh Kremlini.

 

 

blinken lavrov bisedë telefonike

Lini një Përgjigje