
Avioni ku dyshohet se humbi jetën kreu i Wagner në Rusi dyshohet se ishte avioni personal i tij. Ai ra në veri të Moskës me 10 persona në bord. Sipas mediave të huaj deri më tani janë gjetur 8 trupa në vendin ku ra avioni.
Shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve, thanë autoritetet ruse, por ende nuk është e qartë nëse ai ishte në bord.
Raportet e pakonfirmuara në kanalet Telegram pohojnë se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore ruse - megjithëse nuk është e mundur të konfirmohet kjo.
Lini një Përgjigje