TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Gusht 2023, 15:50

Sërish telashe për Trump, shefi i IT-së ‘fundos’ ish-presidentin: Më urdhëroi të fshija filmimet e kamerave

Shkruar nga Pamfleti

Sërish telashe për Trump, shefi i IT-së ‘fundos’

Ish presidenti Donald Trump është implikuar nga një prej punonjësve të tij në çështjen e dokumenteve të klasifikuara.

Jusil Taveras, drejtues e menaxher i IT, i identifikuar si punonjës i Trump në 4 dokumente ligjore, ka ndryshuar dëshminë e tij, menjëherë sapo ndryshoi avokat mbrojtës, njoftuan prokurorët.

Tani ai akuzon ish-presidentin dhe dy bashkëpunëtorë për “përpjekje për të fshirë materiale të filmuara nga kamerat e sigurisë”, thotë dosja e gjykatës që ka në dorë çështjen.

Aktualisht ish-presidenti 77 vjeçar, përballet me 40 akuza lidhur me keqmenaxhimin e dokumenteve të klasifikuara. Ndërkohë 2 punonjësit e tjerë të tij, të akuzuar nga drejtori i IT, ndihmësi personal Ualt Nauta dhe punonjësi i mirëmbajtjes në vilën në Mar-a-lago, Carlos De Oliveira, janë deklaruar të pafajshëm.

Donald Trump akuzohet se pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ka marrë prej saj dhe ka fshehur në vilën në Florida, dokumente sekrete, sensitive dhe është përpjekur ta fshehë këtë krim, duke fshirë pamjet e kamerave të sigurisë, për të mos patur asnjë provë.

Drejtuesi i IT së Trump, Yuscil Taveras, në dëshminë përpara gjykatës këtë mars vazhdimisht përsëriti se kurrë nuk i është kërkuar nga Trump apo njerëzit e tij që të fshijë pamjet e kamerave të sigurisë në Mar-a-Lago por tashmë e ndryshoi dëshminë e tij dhe akuzon drejtpërdrejt Donald Trump.

Në deklaratën e tij thuhet se Taveras i është kërkuar nga ish presidenti të fshijë çdo pamje ku duken kutitë e mëdha të mbushura me dokumente, brenda resortit luksoz.

shefi i it filmime trump

Lini një Përgjigje