Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev është shprehur se Ukraina mund të zhduket si shtet pas konfliktit me Rusinë.
Këtë gjë ai e ka shkruar në një artikull të botuar në faqen e internetit me rastin e 15 vjetorit të pushtimit të Osetisë së Jugut nga Gjeorgjia dhe Rusia.
"Tashmë është e qartë se si do të përfundojë: Kievi do të pësojë një disfatë të turpshme, ashtu si agresorët gjeorgjianë. Shteti ukrainas ndoshta do të zhduket nga harta politike e botës”, tha Medvedev.
Kievi gjatë muajve të fundit ka nisur dhjetëra avionë pa pilot për të sulmuar Moskën. Një shpërthim ka ndodhur në një lagje të kryeqytetit rus nga tre drone ukrainase.
Pak më parë, nga Kremlini ishte dhënë një urdhër për të mbyllur të gjitha aeroportet e Moskës.
Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, shkroi në kanalin e tij Telegram, duke shpjeguar se në cilat vende kanë rënë tre dronet ukrainase.
"Mbrëmë, mbrojtja ajrore rrëzoi një dron në rrethin Mozhaisk të rajonit të Moskës. Droni i dytë goditi një ndërtesë e cila ishte në ndërtim. Shërbimet e urgjencës janë në vend. Sipas informacioneve paraprake, nuk ka pasur viktima. Droni i tretë në qytetin port të Izmail”, tha Sergei.
Lini një Përgjigje