I dërguari amerikan Steve Witkoff tha gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë se zyrtarët iranianë, gjatë negociatave të zhvilluara përpara luftës, këmbëngulën se kishin të drejtën e pasurimit të uraniumit.
Sipas tij, ky qëndrim i çoi Shtetet e Bashkuara në përfundimin se Irani nuk ishte i gatshëm të braktiste synimet e tij bërthamore.
“Gjatë takimeve tona me iranianët, dëgjuam prej tyre këtë: ‘Iranianët kanë të drejtën e patjetërsueshme për të pasuruar’. Më pas mësuam se ata kishin në dispozicion mjaftueshëm material të pasuruar në nivel 60%, 460 kilogramë, për ndërtimin e 11 bombave atomike”, deklaroi Witkoff, duke iu referuar përpjekjeve të mëparshme diplomatike mes Uashingtonit dhe Teheranit.
“Këto janë shenja të padiskutueshme, mes shumë të tjerash”, shtoi ai, “se regjimi i tyre nuk i kishte dhënë ekipit negociator autoritetin për të arritur marrëveshjen që kërkonit ju.”
Lini një Përgjigje