TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Mars 2026, 17:15

Lufta në Iran i prish punë Kievit, Trump: Armët e destinuara për në Ukrainë mund t’i përdorim në Lindjen e Mesme!

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Iran i prish punë Kievit, Trump: Armët e destinuara

Presidenti amerikan, Donald Trump duke folur për situatën e luftës në Iran, tha se SHBA-të shpesh i devijojnë armët nga një rajon në tjetrin, duke iu përgjigjur raportimeve se Pentagoni mund të dërgojë  armët që fillimisht ishin menduar për Ukrainën, në Lindjen e Mesme. Ai e justifikoi këtë veprim duke u shprehur se kjo është një praktikë e përdorur shpesh.

“Ne e bëjmë këtë gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë marrim nga njëra dhe e përdorim për një tjetër”, tha Trump gjatë takmit me kabinetin në Shtëpinë e Bardhë.

Konfirmimi i Trumpit se armët e destinuara për Ukrainën mund të përfundojnë në Lindjen e Mesme, i jep të drejtë shqetësimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili në fillim të luftës ndaj Iranit, deklaroi se ky konflikt do të ndikonte negativisht në luftën e Ukrainës me Rusinë.

Shqetësimi i Zelenskyt nuk është i pabazë, duke qenë se shumica e armatimeve të prëdoruara nga luftën kundër Rusisë vijnë nga SHBA-ja. Kjo do të thotë se pavarësisht se armët për Ukrainën blihen në SHBA me financimet e BE-së, sërish do të ketë mungesë dhe vonesa në furnizimie , gjë që do të ndikojë direkt në fushën e betejes.

zelensky trump

Lini një Përgjigje