
Sipas një sondazhi të zhvilluar në Britani, ka një mbështetje të fortë publike në mesin e votuesve britanikë për ndalimin e shitjes së armëve në Izrael.
Hulumtimi i ri nga YouGov, i publikuar nga The Guardian, zbulon se 56% e votuesve mbështesin ndalimin e eksportit të armëve, ndërsa 59% mendojnë se Izraeli po shkel të drejtat e njeriut në Gaza.
Sondazhi, i porositur nga shoqata bamirëse Action for Humanity, u krye përpara se tre punonjës britanikë të ndihmave të vriteshin në një sulm ajror izraelit - por që nga ajo kohë ka pasur thirrje në rritje që Mbretëria e Bashkuar të pezullojë shitjet e saj të armëve.
Othman Moqbel, shefi ekzekutiv i bamirësisë, tha për The Guardian se agjencitë e ndihmave po "rrezikonin jetën e tyre" për të ofruar ndihma humanitare në Gaza.
"Mbretëria e Bashkuar më në fund duhet të veprojë për të mbrojtur ata që ofrojnë ndihma për të shpëtuar jetën dhe për të kërkuar përgjegjësinë e shkelësve të ligjit ndërkombëtar", tha ai.
Lini një Përgjigje