
Ekipet e shpëtimit po punojnë për të çliruar dhjetëra të bllokuar pas një tërmeti me magnitudë 7.4 ballë që goditi bregun lindor të Tajvanit. Valët e tërmetit shkaktuan rrëshqitje dheu dhe shembje të strukturave.
Deri më tani raportohet se të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe më shumë se 900 të tjerë janë plagosur dhe mbi 100 ndërtesa janë dëmtuar.

Ky është tërmeti është më i forti që ka goditur Tajvanin në 25 vjet. Kujtojmë se tërmeti goditi në orën 7:58 të mëngjesit me orën lokale, 18 kilometra (11 milje) në jug të qytetit Hualien në një thellësi prej 34.8 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.
Tërmeti u pasua nga 29 pasgoditje më të mëdha se 4.0 ballë afër epiqendrës së tërmetit në lindje të Tajvanit deri më tani, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Lëkundjet janë ndjerë në të gjithë ishullin, duke përfshirë Taipein.

Në ditët në vijim priten lëkundje me magnitudë 7 ballë. Rajoni ku goditi tërmeti, Qarku Hualien, ka një popullsi prej rreth 300,000 banorë, rreth 100,000 prej të cilëve jetojnë në qytetin kryesor të Hualien. Por shumë në rajon jetojnë në komunitete të largëta bregdetare ose malore që mund të jenë të vështira për t'u arritur, kështu që mund të duhet kohë për të kuptuar shtrirjen e tërmetit të së mërkurës.

Pas tërmetit, më shumë se 91,000 familje ishin pa energji elektrike, sipas Qendrës Qendrore të Komandës Emergjente të Tajvanit.
Spitalet në të gjithë kryeqytetin e Tajvanit , Taipei City, po funksionojnë normalisht pavarësisht se janë dëmtuar nga tërmeti i së mërkurës, sipas qeverisë komunale.
Lini një Përgjigje