TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Prill 2024, 17:03

Prej muajsh të afërmit e tyre mbahen nga Hamasi, familjarët e pengjeve izraelite protestojnë në Parlament!

Shkruar nga Pamfleti

Prej muajsh të afërmit e tyre mbahen nga Hamasi, familjarët e

Familjarët e pengjeve izraelite që mbahen nga militantët e Hamasit, kanë protestuar sot brenda Parlamentit izraelit duke kërkuar nga qeveria që të sjellë në shtëpi të dashurit e tyre.

Në fotot e shpërndara nga mediat izraelite, shihen familjarët e pengjeve të cilët kanë vendosur fotot e të afërmeve të tyre dhe në mënyrë simbolike lyejn me bojë xhamin në sallën e Kuvendit.

Më 7 tetor të vitit të kaluar, Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng 253.

Shumë u liruan gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor, por mendohet se rreth 100 pengje dhe eshtrat e 30 të tjerëve mbahen ende nga grupi militant palestinez.

Udhëheqësi i opozitës izraelite Yair Lapid shprehu simpatinë për anëtarët e familjes dhe dënoi qeverinë për trajtimin e çështjes.

"Këto janë familjet e pengjeve që ju i braktisët, të cilët u bënë robër në tunelet e Hamasit nën vëzhgimin tuaj. Nuk ka asnjë vend tjetër në botë ku kjo qeveri do të kishte mbetur në pushtet më 8 tetor. Është turp për breza që keni mbetur në pushtet, por nëse do të qëndroni në pushtet, atëherë kujdesuni për robërit dhe familjet e tyre”, tha Lapid në komentet e raportuara nga Jerusalem Post.

Lini një Përgjigje