TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Prill 2024, 13:07

Franca do të armatosë Ukrainën me automjete të blinduara

Shkruar nga Pamfleti

Franca do të armatosë Ukrainën me automjete të blinduara

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu tha se deri në fillim të vitit 2025 vendi i tij do të dërgojë automjete të blinduara, të përdorura, në Ukrainë, në kuadër të “paketës së re të ndihmës ushtarake”.

Ai mes të tjerash vuri theksin tek rëndësia e automjeteve në mënyrë që Ukraina të ketë një vijë të gjerë fronti dhe në aspektin e lëvizshmërisë së njësive ushtarake.

“Ushtria franceze automjetet e saj të blinduara VAB të cilët janë në përdorim prej më se 40 vitesh i ka ndryshuar me automjete të gjeneratës së re”, tha Lecornu i cili shtoi se automjetet e vjetra të blinduara që janë ende funksionale dhe raketat e llojit ‘Aster’ do t’i dërgohen Ukrainës deri në fillim të 2025.

Ministri francez Lecornu në një deklaratë dje njoftoi se nga 6 do ta rrisin në 12 numrin e sistemit të artilerisë ‘Caesar’ të prodhuar çdo muaj, se në një afat të afërt do të sigurojnë për Ukrainën 78 ‘Caesar’ dhe se do të rrisin furnizimin me municione.

 

ukraine france

Lini një Përgjigje