TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Prill 2024, 13:22

Alarm për bombë në parlamentin norvegjez, policia bllokon rrugët

Shkruar nga Pamfleti

Alarm për bombë në parlamentin norvegjez, policia bllokon

Parlamenti i Norvegjisë është kërcënuar me bombë ditën e sotme. Policia vendase ka marrë masa dhe ka rritur sigurinë rreth ndërtesës, duke bllokuar rrugët përreth.

Pjesëmarrësve në seancat publike iu kërkua të largoheshin, ndërsa anëtarët e parlamentit vazhduan punën e tyre normalisht, duke përfshirë kohën e pyetjeve për ministrat, tha një zëdhënës i parlamentit, shkruan mediat e huaja. 

Një zëdhënës i policisë tha: “Ne jemi në vend me disa patrulla për të siguruar Parlamentin dhe për të parandaluar çdo incident. Nuk kemi asnjë informacion deri më tani për ndonjë kërcënim ndaj palëve të treta.”

Policia e armatosur vendosi hekura metalikë për të bllokuar hyrjen në ndërtesë, e cila ndodhet në qendër të Oslos, ku masat e sigurisë janë zakonisht më të matura.

Në Norvegji, oficerët e policisë zakonisht nuk mbajnë armë.

Lini një Përgjigje