
Donald Trump sipas një sondazhi të The Wall Street Journal, kryeson Joe Bidenin në 6 shtete të rëndësishme. Nga 2% deri në 8% Trump është më i favorizuar në Pensilvani, Miçigan, Arziona, Xhorxhia, Karolinë e Veriut dhe Nevada. Ndërsa në shtetin Wiscon, ku rezultati nuk është përfundimtar, Biden kryeson Trump me 3% midis të gjithë kandidatëve.
Në sondazhin e WSJ, pikëpamjet negative për performancën e punës së Bidenit janë më shumë se pikëpamjet pozitive me të paktën 16 pikë. Në katër nga shtetet ambivalente diferenca i kalon 20 pikë. Vetëm votuesit e Arizonës shprehën një pikëpamje negative për performancën e Trump gjatë kohës që ishte në detyrë.
Gjithashtu, 48% e votuesve vlerësuan se Trump është në gjendje më të mirë fizike dhe mendore për të marrë presidencën, ndërsa përqindja e Biden për të njëjtën pyetje është vetëm 28%. Sondazhi u krye në një kampion prej 4200 votuesish (600 në çdo shtet) midis 17-24.
Lini një Përgjigje