Teksa bisedimet vijojnë, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka publikuar një deklaratë ku thekson rolin e delegacionit iranian në mbrojtjen e interesave kombëtare.
Ai bëri të ditur se delegacioni i rangut të lartë, i cili ka mbërritur në Pakistan, do të angazhohet plotësisht në procesin negociues. Sipas tij, përfaqësuesit iranianë do të zhvillojnë bisedimet “me guxim” dhe me fokus të qartë në interesat e vendit.
Në deklaratën e tij, Pezeshkian nënvizoi gjithashtu se puna e qeverisë nuk do të ndalet pavarësisht zhvillimeve në negociata. Ai theksoi se shërbimi ndaj qytetarëve mbetet prioritet dhe se qeveria do të qëndrojë pranë popullit në çdo rrethanë.
"Delegacioni iranian i rangut të lartë që ka mbërritur në Pakistan është, me të gjitha fuqitë e tij, mbrojtësi i interesave të Iranit dhe, në këtë drejtim, do të negociojë me guxim.
Sidoqoftë, shërbimi ynë ndaj popullit nuk do të ndalet për asnjë moment dhe, cilido qoftë rezultati i negociatave, qeveria qëndron fort pranë popullit."-shprehet Pezeshkian.
Deklarata pasqyron qëndrimin zyrtar të Teheranit, duke ndarë qartë angazhimin diplomatik nga funksionimi i brendshëm i qeverisë.
Lini një Përgjigje