TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Janar 2026, 16:49

Tubimet e dhunshme në Iran, mbi 2 mijë viktima; mes tyre nëntë fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

Tubimet e dhunshme në Iran, mbi 2 mijë viktima; mes tyre

Të paktën 2,000 persona kanë humbur jetën gjatë protestave të zhvilluara në Iran përgjatë më shumë se dy javëve të fundit, mes tyre edhe nëntë fëmijë.

Kjo është shifra e publikuar nga Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut, një grup me seli në Shtetet e Bashkuara, i cili konfirmon të njëjtat të dhëna të raportuara më herët nga agjencia Reuters, bazuar në deklarimet e një zyrtari iranian.

Sipas grupit të të drejtave të njeriut, nga totali i viktimave, 1,847 ishin protestues, ndërsa 135 persona ishin individë të lidhur me qeverinë. Po ashtu, raportohet se nëntë civilë të tjerë janë vrarë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në protesta.

Protestat, të cilat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme, kanë nxitur shqetësim të gjerë ndërkombëtar për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, ndërsa bilanci i viktimave vijon të rritet.

irani 2 mijë viktima fëmijët

Lini një Përgjigje