TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Janar 2026, 16:05

SHBA merr vendimin për të ndërhyrë në Iran? Donald Trump ‘mesazh’ iranianëve: Ndihma është rrugës!

Shkruar nga Pamfleti
SHBA merr vendimin për të ndërhyrë në Iran? Donald
Lideri suprem Ali Khamenei dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump

Presidenti i SHBA-së e mbylli postimin e tij me një dritë shprese për iranianët, duke thënë se “ndihma është rrugës”....

Presidenti Amerikan, Donald Trump ka inkurajuar protestuesit iranianë që të vazhdojnë protestën dhe të marrin në dorë institucionet. Me anë të një postimi në rrjetin social “TruthSocial”, Trump u ka kërkuar iranianëve që të mbajnë shënim emrat e vrasësve dhe abuzuesve, pasi së shpejti do të marrin dënimin e merituar.

Presidenti i SHBA-së e mbylli postimin e tij me një dritë shprese për iranianët, duke thënë se “ndihma është rrugës”, një fjali kjo që mund të nënkuptojë se një vendim është marrë nga Uashingtoni dhe së shpejti mund të kemi një ndërhyrje në Iran.

“Patriotë iranianë, vazhdoni protestoni - merrni në kontrollim institucionet tuaja!!! Ruani emrat e vrasësve dhe abuzuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë. Kam anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të ndalohet vrasja e pakuptimtë e protestuesve. Ndihma është rrugës së saj. Miga!!! Presidenti donald j. Trump”, shkruan Trump.

Kujtojmë se pak ditë më parë u raportua në media se Izraeli dhe SHBA-ja kishin diskutuar mundësit e ndërhyrjes në Iran. Shtëpia e Bardhë tha se Trump po shqyrtonte mundësitë dhe se brenda kësaj jave do të merrte një vendim. Nëse do të kemi diçka konkrete, ajo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.

Vlen të theksohet se rreth 2,000 njerëz mendohet se janë vrarë që nga nisja e protestave në Iran. Ndërkohë që mbi 11,000 janë arrestuar. Gjithashtu regjimi ka ndërprerë internetin për ta bërë të vështirë nxerrjen e informacioneve nga vendi./Pamfleti

 

trump shba irani

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ky sikur më qen gjak Shqiptari qe e ka mendjen të hakmarrja.

    Lini një Përgjigje