TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Janar 2026, 13:18

U arrestua gjatë protestave anti-qeveritare, Irani përgatitet të ekzekutojë me varje 26-vjeçarin 

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua gjatë protestave anti-qeveritare, Irani përgatitet të
 Erfan Soltan

Irani do të ekzekutojë protestuesin 26-vjeçar, i cili u arretsua në një valë arrestimesh masive pas protestave të gjera antiqeveritare. 

Sipas organizatës për të Drejtat e Njeriut në Iran dhe Unionit Kombëtar për Demokraci, 26-vjeçari Erfan Soltani do të ekzekutohet me varje të mërkurën, pasi u arrestua javën e kaluar gjatë protestave në qytetin Karaj.

Sipas burimeve të cituara nga Iran Human Rights, familja e Soltanit është informuar se ai është dënuar me vdekje dhe se ekzekutimi është planifikuar për 14 janar. Siç u tha, detajet e çështjes nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur, pasi vendi është nën një ndërprerje të gjerë të komunikimeve.

Drejtori i organizatës të të Drejtave të Njeriut në Iran , Mahmoud Amiri-Moghaddam, tha se "vrasjet e përhapura të protestuesve të paarmatosur në ditët e fundit nga Republika Islamike të kujtojnë krimet e regjimit në vitet 1980, të cilat janë njohur si krime kundër njerëzimit". Ai shtoi se rreziku i ekzekutimeve masive dhe jashtëgjyqësore të protestuesve është jashtëzakonisht serioz.

Situata në Iran është përshkallëzuar, teksa numri i viktimave nga protestat shkuar mbi 2 mijë. 

 

protestat anti-qeveritare ne iran irani

Lini një Përgjigje