TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Mars 2025, 18:57

Tragjedia në Maqedoni, autoritetet nisin “gjuetinë” ndaj shqiptarëve; arrestohet ish-ministri

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Maqedoni, autoritetet nisin “gjuetinë” ndaj

Pas paralajmërimit të Mickoskit, arrestime në radhët e shqiptarëve...

Policia maqedonase ka arrestuar 23 persona si të dyshuar për përfshirjen në tragjedinë që ndodhi brenda klubit të natës në Koçan mëngjesin e 16 marsit.

Sipas hetimeve të policisë deri tani, zjarri ka ndodhur si pasojë e fishekzjarrëve që kishte sjellë grupi muzikor që performonte aty.

Tragjedia në Maqedoni, autoritetet nisin “gjuetinë” ndaj
Arrestimi i Kreshnik Bekteshit

Në mesin e të arrestuarve është edhe ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ish drejtori për Menaxhimin e Krizave, Bekim Maksuti dhe ish sekretarja shtetërore Razmena Çekiç Duroviç. Bekteshi akuzohet se ka abuzuar me licencën e dhënë ndaj diskotekës. Sot ishte vetë kryeministri që kërcënoi BDI-në se do i merrnin prej veshi nga banesat e tyre.

Është arrestuar pronari jo formal i klubit, shitësi i biletave, katër persona që shërbenin si truproja, drejtuesi i agjencisë për sigurim, pronari i objektit ku ka funksionuar klubi, tre persona nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, një nga Inspektorati i Punës dhe një person tjetër që ndërlidhet me rastin”, u shpreh Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm, raporton Alsat”.

Toshkovski tha se gjatë hetimit është konstatuar se klubi ka funksionuar me dy aparate kundër zjarrit, nuk ka pas derë evakuimi dhe mjetet piroteknike janë ndezur në kundërshtim me ligjit. Toshkovski deklaroi se policia nuk ka detyrim ligjor për t’i siguruar objektet e tilla. Lidhur me rolin e policisë brenda objektit, Toshkovski tha se në hetim janë përfshirë edhe zyrtarë të MPB-së.

Secili që ka faj të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë lidhur me këtë rast do të mban përgjegjësi. Secili, e përsëris secili sipas ligjit. A vlen kjo për kryetarin e komunës? Kjo vlen për secilin”, theksoi Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.

Nga hetimet është konstatuar se objekti nuk ka rrjet hidratimi dhe as mjete funksionale hidratimi. Nuk ka pasur aparate kundër zjarrit në raport me hapësirën brenda të cilës ka funksionuar. Nuk ka pasur dy dyer për evakuim ashtu siç parashikohet në ligj. por ka pasur një derë të improvizuar metali në pjesën e pasme, e cila ishte e mbyllur  dhe e izoluar me mjete kundër zhurmës.

Nuk ka vend për qase nga dyja anët për makina e zjarrfikësve sipas rregullave dhe protokolleve. Brendësia e objektit ka qenë e ndërtuar me gips dhe nuk ka pasur shtresë mbrojtëse nga zjarri. Nuk ka pasur as sistem për njoftimin e njerëzve në rast alarmi.

Lini një Përgjigje