
Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski tha se do tu përgjigjet aty që mbajtën konferenca shtypi në orët e vona të natës mbi tragjedinë në Koçan.
Ai tha se në këtë tragjedi nuk ka politik dhe të mos keqpërdoret në aspektin ndëretnik.
Për BDI-në ka dhënë një mesazh: "Prej veshi do ju tërheqim nga shtëpitë tuaja, do të përgjigjeni"‼
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, pas ngjarjes tragjike në Koçan, në një konferencë për media kërkoi nga qeveria që të mos fajësojnë BDI-në për çdo e keqe që ndodh në vend.
“Nga mëngjesi mediumet që janë të afërta me pushtetin kanë lëshuar spin qeveritarë se pas kësaj ngjarje qëndron ndonjë zyrtar i BDI-së. Ministri i Punëve të Brendshme, që është ministër në 14 muajt e fundit, në vend që të merr përgjegjësinë se pse ka lejuar që në 12 muajt e fundit diskoteka të punojë pa licencë, ai merret me akuza ndaj ish-pushtetit. Përgjegjësia e plotë morale, materiale dhe penale duhet të kërkohet në vetë në qeveri dhe MPB. E vërteta duhet të del në shesh. Partitë politikë te heqin dorë nga fajësimi i BDI-së për gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën, çka ndodh sot e çfarë mund të ndodh në të ardhmen”, tha Ademi.
Lini një Përgjigje