TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Mars 2025, 14:07

Samiti virtual mes krerëve të BE, shumica vendeve të gatshme të dërgojnë trupa në Ukrainë 

Shkruar nga Pamfleti

Samiti virtual mes krerëve të BE, shumica vendeve të gatshme

Një numër i konsiderueshëm vendesh janë të gatshëm të ofrojnë trupa paqeruajtëse në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, thotë një zëdhënës i kryeministrit britanik Keir Starmer.

Sipas mediave të huaja, që citojnë këtë zëdhënës, më shumë se 30 vende pritet të përfshihen në të ashtuquajturin "koalicion të të gatshmëve" për të mbështetur Ukrainën.

Kjo shifër është më e lartë nga numri i 27 liderëve që morën pjesë në një samit virtual të udhëhequr nga Starmer dhe Emmanuel Macron të shtunën.

"Mundësitë e kontributit do të ndryshojnë, por kjo do të jetë një forcë e rëndësishme, me një numër të konsiderueshëm vendesh që ofrojnë trupa," u tha zëdhënësi gazetarëve.

Lini një Përgjigje