TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2025, 17:15

Tragjedia me dhjetëra të vdekur, Papa Françesku mesazh ngushëllimi familjarëve të 59 viktimave

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia me dhjetëra të vdekur, Papa Françesku mesazh

Papa Françesku ka shprehet ngushëllimet e tij pas zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 59 persona.

Përmes një telegrami të nënshkruar nga Sekretari Kardinal i Shtetit, Pjetro Parolin, Papa Françesku ka shprehur ngushëllimet e thella për familjet e viktimave si dhe afërsinë e tij shpirtërore me të lënduarit.

“Ngushëllime të thella për familjet e viktimave”, thuhet në telegramin dërguar peshkopit të Shkupit Kiro Stojanov.

Në mesin e viktimave ishin 3 të mitur, ndërsa raportohet për 159 të plagosur. Qeveria maqedonase pritet të shpallë 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan, në seancën e sotme në Kuvend, e cila do të mbahet në orën 16:00.

Sipas drejtoreshës se spitalit ne Koçan, viktimat ishin te moshave 14-25 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në një klub nate në Koçan dhe si pasojë e flakëve mbi 159 persona kanë mbetur të plagosur. Në diskotekë ishin rreth 500 të rinj, duke ndjekur një performancë nga një grup muzikor vendas.

 

 

Lini një Përgjigje