
Në mesin e 59 viktimave të tragjedisë së Koçanit në Maqedoninë e Veriut, janë edhe 5 anëtarët e grupit muzikor DNK.
Bëhet fjalë për Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski, 4 anëtarët e grupit muzikor DNK si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov humbën jetën në tragjedinë e mbrëmshme në diskotekën PULS në Koçan.
Lajmin e kanë bërë të ditur anëtarë të grupit DNK të cilët, publikuan fotografitë e artistëve. Ndërsa dy prej mbetën të plagosur nga shpërthimi i zjarrit në diskotekë.
Anëtarë të grupit si dhe shokët e të ndjerëve, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, i dhanë lamtumirën miqve të tyre.
Në këtë ngjarje tragjike jetën humbi edhe futbollisti i Klubit Shkupi, Andrej Llazarovin. Klubi i Shkupit shkruan në rrjetin social “Facebook” se kjo është një humbje e madhe për klubin dhe shokët e ekipit, ndërsa shtojnë se shoku i tyre, ka humbur jetën duke luftuar për të shpëtuar njerëzit që në momentin e zjarrit tentonin të largoheshin.
Ministri i Brendshëm, Pance Toshkovski, deklaroi se zjarri filloi kur u ndezën fishekzjarret rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe flakët shpërthyen në të gjithë lokalin. Sipas tij, shkëndijat goditën tavanin, i cili ishte bërë nga një material shumë i ndezshëm dhe flakët u përhapën menjëherë. Sipas tij, tymi i dendur mbyti disa nga viktimat dhe dogji të tjerët.
Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar në ndihmë me dhjetëra ambulanca nga Shkupi edhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme.
Lini një Përgjigje