TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2025, 16:46

Tragjedia me 59 viktima në Koçan, ministri i Brendshëm: Lokali kishte leje të falsifikuar, 15 persona janë arrestuar!

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia me 59 viktima në Koçan, ministri i Brendshëm: Lokali

Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski deklaroi se Licenca për klubin e natës ku ndodhi tragjedia është marrë me anë të korrupsionit dhe sipas tij personat përgjegjës do të japin llogari para drejtësisë.

Kjo licencë është e ndërlidur me mit-marrje dhe korrupsion. Në këtë rast kanë emër dhe mbiemër ata që kanë dhënë këtë licencë dhe do të përgjigjen”, tha Toshkovski.

Toshkovski, shtoi se kanë më shumë se 20 persona të dyshuar rreth ngjarjes në Koçan, shkruan Alsat. Ai para mediave, tregoi se aktualisht në stacionin policor ndodhën 15 persona.

Toshkovski gjithashtu njoftoi se është arrestuar ish-sekretarja shtetërore e Ministrisë së Ekonomisë.

Bëhet fjalë për Razmina Çekiç nga LSDM, e cila sipas Toshkovskit, ka falsifikuar licencën e lokalit. Ai shtoi se licenca që i është dhënë vitin e kaluar lokalit ka qenë e skaduar, por më pas është  nënshkruar e falsifikuar nga Çekiç e cila tashmë është arrestuar.

Nga ana tjetër në Spitalin e Kocanit, situata është tensionuar. Familjarët në ankth ndodhen para oborrit të spitalit dhe po presin të marrin informacione për më të dashurit e tyre, pasi është dhënë shifra zyrtarë për 59 të vdekur. Mirëpo familjarët ende nuk e dinë nëse i kanë apo jo gjallë të dashurit e tyre, kjo ka shkaktuar tensione në hyrje të spitalit.

 

Lini një Përgjigje