TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Maj 2026, 22:15

Tmerr në Kolumbi/ Persona të maskuar ekzekutojnë modelen e lidhur me bosin e drogës dhe shoqen e saj

Shkruar nga Pamfleti
Tmerr në Kolumbi/ Persona të maskuar ekzekutojnë modelen e lidhur
Modelja e vrarë

Një atentat mafioz ka tronditur Kolumbinë, ku dy vajza 20-vjeçare u ekzekutuan me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin Girón, në veri të vendit.

Sipas mediave kolumbiane dhe burimeve policore të cituara nga gazeta “El Tiempo”, viktimat janë Karen Valentina Vega Peralta dhe shoqja e saj Nicole Cristina Amaya Díaz.

Autoritetet dyshojnë se objektivi kryesor i atentatit ishte Karen Valentina Vega Peralta, e cila punonte si modele “webcam” dhe infermiere, ndërsa raportimet flasin për lidhje të saj me një anëtar të organizatës kriminale të trafikut të drogës “Los del Sur”.

Sipas hetimeve paraprake, dy vajzat po ktheheshin pas një daljeje nate kur u ndoqën nga persona të maskuar që lëviznin me motor. Pak çaste më vonë, autorët u ngritën pritë dhe hapën zjarr ndaj tyre në rrugë.

Peralta u qëllua me plumba në shpatull dhe në gjoks, ndërsa trupi i saj mbeti i pajetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, shoqja e saj Nicole Cristina Amaya Díaz u transportua me urgjencë në spital me plagë të rënda nga armët e zjarrit, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Policia kolumbiane beson se Nicole Díaz mund të ketë qenë një viktimë aksidentale, e kapur në mes të atentatit që kishte si shënjestër kryesore Peraltën.

Pas ngjarjes, autoritetet kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa pista kryesore lidhet me përplasjet mes grupeve kriminale të trafikut të drogës në zonë.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu kontaktet dhe lidhjet e viktimës kryesore me organizatën “Los del Sur”, një grup i njohur kriminal që operon në trafikun e narkotikëve në Kolumbi.

kolumbi vrasje

Lini një Përgjigje