TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shkurt 2024, 18:11

Telashe për Biden dhe Netanyahun, bie mbështetja e amerikanëve për luftën në Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

Telashe për Biden dhe Netanyahun, bie mbështetja e amerikanëve

Gjysma e të rriturve amerikanë besojnë se Izraeli "ka shkuar shumë larg" në fushatën e tij ushtarake në Gaza, sipas një sondazhi të ri nga The Associated Press - NORC Center for Public Affairs Research.

Kjo shifër është rritur nga 40 për qind që ishte në nëntor. Sondazhi u krye nga 25-28 janar, i cili përputhet me vdekjen e tre ushtarakëve amerikanë në një sulm me dron në Jordani.

Si e shohin votuesit fushatën e Izraelit

Sondazhi tregon mosmiratim në rritje mes votuesve republikanë, me 33% që thonë se përgjigja ushtarake e Izraelit ka shkuar shumë larg, me një rritje prej 18 për qind në nëntor.

52 për qind e të pavarurve ndajnë këtë pikëpamje, nga 39 për qind që nuk mendojnë se është tejkaluar përdorimi i forcës. Shifra qëndron në 62 për qind te demokratët, afërsisht e njëjta shumicë si në nëntor.

Trajtimi i konfliktit nga Biden

Sondazhi zbulon gjithashtu se mbështetja për trajtimin e konfliktit nga Presidenti Biden po pakësohet.

Sondazhi tregon se 31 për qind e të rriturve amerikanë miratojnë trajtimin e konfliktit nga Biden, duke përfshirë këtu edhe miratimn nga vetëm 46 për qind të demokratëve. Veçanërisht, rreth 70% e demokratëve të moshës nën 45 vjeç nuk e miratojnë.

Ko duket një kambanë alarmi për Biden, i cili shumë shpejt pritet të përballet në zgjedhjet presidenciale me kundërshtarin e tij Donald Trump. Ai duhet të ushtrojë presion ndaj Izraelit për të ndalur luftën dhe për të nisur një armëpushim.

Kujtojmë se SHBA ka qenë një mbështetëse e palëkundur e Izraelit si ushtarakisht ashtu edhe diplomatikisht që kur militantët e Hamasit vranë më shumë se 1200 njerëz në sulmet e 7 tetorit.

Megjithatë, mbështetja globale për Izraelin është zbehur pasi numri i të vdekurve palestinezë në ofensivën pasuese izraelite në Gaza kalon 27,000, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit.

Shtetet e Bashkuara thonë se po i bëjnë presion Izraelit që të reduktojë vrasjet e civilëve dhe të lejojë më shumë ndihmë humanitare./SkyNews

biden izrael

Lini një Përgjigje