TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shkurt 2024, 16:23

BE i dha 50 mld euro Ukrainës, Putin ‘kërcënon’ Perëndimin: Armët tona janë më të fuqishme se të NATO-s!

Shkruar nga Pamfleti

BE i dha 50 mld euro Ukrainës, Putin ‘kërcënon’

Ky është kërcënimi i fundit që Puitin ka bërë ndaj Perëndimit, pas miratimit të një fondi prej 50 miliardë eurosh nga ana e BE-së, për të financuar luftën e Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se armët moderne ruse janë superiore ndaj atyre të NATO-s, ndërsa industria ruse e mbrojtjes po rrit vëllimin e furnizimeve.

Sipas tij, produktet e industrisë ruse të mbrojtjes janë shumë të kërkuara jashtë vendit dhe tejkalojnë në kapacitete ato të vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut, raporton Tass.

“Nëse krahasoni armët moderne të NATO-s dhe armët e periudhës së fundit të epokës sovjetike, ne i kemi më efektive”, tha Putin, duke sqaruar se ai i referohej kryesisht teknologjisë së raketave, automjeteve të blinduara dhe të gjitha armëve të përdorura në fushën e betejës.

Ky është kërcënimi i fundit që Puitin ka bërë ndaj Perëndimit, pas miratimit të një fondi prej 50 miliardë eurosh nga ana e BE-së, për të financuar luftën e Ukrainës.

Një fond i tillë do t’i japë mundësi Kievit që të mbajë të gjallë makinerinë e luftës, me të cilën po i bën ballë sulmit rus.

Miratimi i ndihmës nga BE-ja ditën e djeshme ishte tepër jetik për Kievin. Kjo pasi financuesi kryesor, SHBA, është futur në një ngërç mes Demokratëve dhe Republikanëve, gjë që ka bllokuar fondin e planifikuar për Ukrainën.

Republikanët në të dyja dhomat e Kongresit e kanë bërë të qartë se nuk do të mbështesin ndihma shtesë për Ukrainën, nëse ato nuk shoqërohen me masa për sigurinë kufitare, që do ta menaxhonin fluksin e migrantëve në kufirin SHBA-Meksikë.

Edhe me fondin prej 50 miliardë eurove të marrë nga BE-ja, Ukraina do ta ketë tepër të vështirë për të përballuar luftën në Ukrainë. Nëse sistemi dypartiak në SHBA nuk arrin të miratojë ndihmën, do t’i asistojë Putinit mundësinë për të negociuar një marrëveshje paqeje me kushtet e saj.

ukrainë nato

Lini një Përgjigje