
Nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, ekziston mundësia që të ketë një qasje më të ashpër në Ballkan.
Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni tha se veçanërisht Kosova do të duhet të marrë parasysh këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Jemi larg për të folur në specifika, pasi bëhet fjalë për 2025. Mendoj se qasja e Trump për Ballkanin do të jetë e njëjtë si për pjesën tjetër të botës. Do të ketë diskutime por edhe qasje të tipit “merre ose lëre”. Nuk i intereson shumë që të rri e të llastojë aleatët dhe as të diskutojë shumë gjatë”, ka thënë Shtuni.
Sipas tij në rast të fitores së Trump, Kosovës do i kërkohet një bashkëpunim më i madh.
“E zëmë se Trump vjen në pushtet dhe aleatët i thonë Kosovës, duhet të bashkëpunosh, vendimet duhet ti marrim bashkë, duhet të konsultohesh para se të marrësh një vendim, pasi na prek ne, prek mbarëvajtjen e Kosovës dhe na prek ne, nëse fillon të injorohet këshilla në mënyrë të vazhdueshme siç ka ndodhur në Kosovë, nëse vazhdojnë të gjitha këto, Trump do ketë një qasje më të ashpër. Gjë e cila nuk do të ishte në favor të Kosovës”, tha Adrian Shtuni në Euronews.
Lini një Përgjigje