TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Mars 2023, 14:59

Takimi mes Xi Xinping dhe Putin, NATO zbulon prapaskenat: Rusia i ka kërkuar Kinës armë vdekjeprurëse

Shkruar nga Pamfleti
Takimi mes Xi Xinping dhe Putin, NATO zbulon prapaskenat: Rusia i ka

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka zbuluar se Moska i ka kërkuar Pekinit armë vdekjeprurëse për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës.

Jens Stoltenberg paralajmëroi Kinën kundër furnizimit me armë vdekjeprurëse për Rusinë, teksa Xi Xinping dhe Vladimir Putin janë takuar në Moskë për bisedime.

“Ne nuk kemi parë asnjë provë që Kina po i dërgon Rusisë armë vdekjeprurëse, por kemi parë disa shenja se kjo ka qenë një kërkesë nga Rusia dhe se kjo është një çështje që konsiderohet në Pekin nga autoritetet kineze. Kina nuk duhet të dërgojë armë vdekjeprurëse për Rusinë, pasi kjo nënkupton se po mbështet një luftë të paligjshme.”, tha Stoltenberg.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka mbërritur në Kremlin për raundin e dytë të bisedimeve zyrtare me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Dyshja u panë duke shtrënguar duart dhe duke qëndruar krah për krah gjatë himneve kombëtare përpara fillimi të bisedimeve.

Bisedimet pritet të fokusohen në krizën e Ukrainës dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

takimi mes xi xinping dhe putin nato

Lini një Përgjigje