TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Mars 2023, 11:08

Ministrja e Arsimit të Gjermanisë  viziton Tajvanin pas 26 vitesh, Kina reagon ashpër!

Shkruar nga Pamfleti

Ministrja e Arsimit të Gjermanisë  viziton Tajvanin pas 26

Ministrja e Arsimit të Gjermanisë, teksa realizoi vizitën e parë të një anëtari të kabinetit të Gjermanisë në 26 vjet, nënshkroi një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e teknologjisë me Tajvanin. Ministrja Bettina Stark-Watzinger nënshkroi Marrëveshjen për shkencë dhe teknologji me Këshillin Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë së Tajvanit, në ditën e parë të vizitës së saj në Tajvan.

Ndërsa Kina e ka dënuar këtë vizitë.

Pekini e cilëson këtë ishull vetëqeverisës si pjesë të territorit të tij dhe thotë se do ta marrë një ditë kontrollin e Tajvanit, edhe me forcë nëse është e nevojshme. Ajo kundërshton në mënyrë të pandërprerë,  vizitat  dhe ndërveprimet e  Tajvanit me zyrtarët ndërkombëtarë.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në Taipej, Stark-Watzinger tha se “është kënaqësi dhe nder i madh” për të që të jetë ministrja e parë e Qeverisë gjermane që viziton këtë ishull në më shumë se dy dekada.

Kina ka shfaqur forcën e saj ushtarake dhe ka rritur presionin diplomatik dhe ekonomik, veçmas kur ka pasur vizita të politikanëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në Taipej, Stark-Watzinger tha se “është kënaqësi dhe nder i madh” për të që të jetë ministrja e parë e Qeverisë gjermane që viziton këtë ishull në më shumë se dy dekada.

“Kjo marrëveshje është për përforcimin e bashkëpunimit në bazë të vlerave demokratike, transparencës, reciprocitetit dhe lirisë shkencore”, tha ajo.

Kur  u pyet për kundërshtimet e Kinës për vizitën e saj, nuk pranoi të komentonte./REL

bettina stark-watzinger

Lini një Përgjigje