
Qeveria franceze i ka mbijetuar me një rezultat të ngushtë mocionit të mosbesimit, i cili erdhi si shkak i pakënaqësisë së popullit lidhur me rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.
Votimi, i paraqitur nga deputetët e qendrës, pati 278 vota pro, nga 287 vota të nevojshme, vetëm 9 vota më pak. Nëse mocioni do të kishte qenë i suksesshëm, Emmanuel Macron do të duhej të emëronte një qeveri të re, ose të thërriste zgjedhje të reja.
Një mocion i dytë i mosbesimit, i paraqitur nga partia e ekstremit të djathtë të Rally Kombëtare të Marine Le Pen, gjithashtu nuk kaloi. Tashmë me të dyja mocionet e rrëzuara, projektligji për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 do të bëhet ligj.
Mocioni i parë, i cili pati mbështetjen e disa partive të majta, duke përfshirë Partinë e Gjelbër dhe Partinë Socialiste, ishte i vetmi që mund të kishte sukses. Kur votimi dështoi, anëtarët e kontingjentit të majtë që votuan për mocionin mbanin pankarta ku shkruhej "vazhdoni" dhe "do të takohemi në rrugë".
"Asgjë nuk është zgjidhur, ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi në mënyrë që kjo reformë të tërhiqet," tha shefja e grupit parlamentar të LFI-së, Mathilde Panot.
Që atëherë, mijëra kanë dalë në rrugët e Francës në protestë. Një debat i tensionuar mbi mocionet filloi në orën 16:00 (15:00 GMT) në Asamblenë Kombëtare, me anëtarët e opozitës që përshëndetën dhe tallnin zonjën Borne kur ajo doli në podium. Kryeministrja tha se qeveria asnjëherë nuk ka shkuar aq larg për të krijuar një kompromis për miratimin e ligjit.
Boris Vallaud nga Partia Socialiste, i cili mbështeti votën e mosbesimit të qendrës, i bëri thirrje qeverisë të "tërheqë" reformën e pensioneve ose "ta hedhë atë për votim nga populli francez".
Macron ka argumentuar se popullsia e moshuar e Francës e bën skemën aktuale të pensioneve të papërballueshme. Por ky nuk është një mendim që ndajnë të gjithë në parlament. Autori i votave të para të mosbesimit, Charles de Courson, tha se rrëzimi i qeverisë ishte "e vetmja mënyrë për të ndaluar krizën sociale dhe politike në këtë vend".
Partia Republikane e Francës ka 61 vende dhe javën e kaluar kreu i tyre, Eric Ciotti, tha se nuk do të mbështesin mocionet e mosbesimit. Ciotti tha se vendimi për të thirrur mocion ishte "rezultat i shumë viteve të dështimeve politike" që demonstruan "një krizë të thellë ", por ai nuk besonte se vota e mosbesimit ishte zgjidhja.
Vendimi për të përdorur 49:3 ka zemëruar shumë në Francë, me protestuesit që u përleshën me policinë në fundjavë për reformat. Mijëra njerëz ndezën zjarre në të gjithë vendin dhe disa hodhën fishekzjarre ndaj policisë.
Lini një Përgjigje