TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Tetor 2024, 07:45

Spiunonin për Iranin dhe piketonin zyrtarët, goditet rrjeti në Izrael; arrestohen 7 persona

Shkruar nga Pamfleti

Spiunonin për Iranin dhe piketonin zyrtarët, goditet rrjeti në

Pak a shumë ishte e njëjta gjë si me celulën izraelite që operonte në Turqi pak javë më parë, ku mes rrjetit të të arrestuarve ishte dhe një shqiptar nga Kosova, që bënte financiarin e shërbimit sekret të Mosadit izraelit, me pagesat ndaj agjentëve në terren, me valutë cash apo dhe kriptomonedha.

Shtatë persona me origjinë azere, mes tyre dy të mitur, dyshohet se kanë futur në xhep pasuri në këmbim të fotografive të vendeve dhe zyrtarëve, me qëllimin për t'i shënjestruar.

Pak a shumë ishte e njëjta gjë si me celulën izraelite që operonte në Turqi pak javë më parë, ku mes rrjetit të të arrestuarve ishte dhe një shqiptar nga Kosova, që bënte financiarin e shërbimit sekret të Mosadit izraelit, me pagesat ndaj agjentëve në terren, me valutë cash apo dhe kriptomonedha.

Bëhet fjalë për 7 hebrenj që emigruan në Izrael nga Azerbajxhani dhe që punonin si spiunë për Teheranin: dy prej tyre madje ishin të mitur dhe një tjetër ishte dezertuar nga ushtria.

Një histori e bujshme e infiltrimit sepse ajo u krye nga 007 e ajatollahëve në zemër të shtetit hebre, duke vënë në dispozicion një grup agjentësh, që duket se kanë dalë nga një skenar i James Bond-it, duke përfshirë ndërmjetësuesit turq dhe korrierët rusë të parave, shkruan “La Repubblica”.

Deri tani të dhënat për emrat dhe detajet e operacionit janë të rezervuara, por duket se inteligjenca izraelite ka rënë në gjurmët e grupit që kamuflohej si një grup hebre brenda Izraelit, duke mbledhur filmime, fotografi, dokumente dhe informacione nga terreni.

Lini një Përgjigje