TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Tetor 2024, 12:50

Turqia konfirmon vdekjen e Fethullah Gylen, ministri i jashtëm: Ai drejtoi një organizatë të errët!

Shkruar nga Pamfleti

Turqia konfirmon vdekjen e Fethullah Gylen, ministri i jashtëm: Ai drejtoi

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan konfirmoi të hënën vdekjen e klerikut që jetonte në SHBA, Fethullah Gylen, i cili konsiderohet përgjegjës nga Ankaraja për një përpjekje për grusht shteti në Turqi në vitin 2016, duke e përshkruar atë si udhëheqësin e një “organizate të errët”.

“Vendosmëria e kombit tonë në luftën kundër terrorizmit do të vazhdojë dhe ky lajm për vdekjen e tij nuk do të na çojë kurrë në vetëkënaqësi”, tha Fidan në një konferencë për shtyp.

Fehtullah Gylen ndërroi jetë sot në moshën 83-vjeçare. Ai u akuzua nga qeveria Erdogan si arkitekti i grushtit të shtetit në Turqi në vitin 2016. Ai ishte themeluesi i FETO-s dhe konsiderohej nga Erdogan si armiku më i madh i tij.

Lini një Përgjigje