TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Prill 2024, 08:12

“Situata do të përkeqësohet shpejt”, Australia thirrje qytetarëve: Largohuni nga Izraeli

Shkruar nga Pamfleti

“Situata do të përkeqësohet shpejt”, Australia

Australia u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Izraeli pasi paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet së shpejti.

Paralajmërimi vjen pas raportimeve të fundit për një sulm me dronë izraelit ndaj Iranit.

“Ekziston një kërcënim i lartë i reprezaljeve ushtarake dhe sulmeve terroriste kundër Izraelit dhe interesave izraelite në të gjithë rajonin. Situata e sigurisë mund të përkeqësohet shpejt”, tha departamenti i punëve të jashtme dhe tregtisë.

Ai gjithashtu paralajmëroi australianët në rajon për mbyllje të hapësirës ajrore, anulime fluturimesh dhe ndërprerje të tjera të udhëtimit.

australi izrael

Lini një Përgjigje