
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin se ka tejkaluar mizoritë e Adolf Hitlerit duke vrarë 14 mijë fëmijë në Gaza.
Erdogan tha se kauza palestineze i ka dhënë kuptim jetës së tij, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.
“Për sa kohë që Zoti të më japë jetë, unë do të vazhdoj të mbroj luftën e Palestinës dhe do të jem zëri i popullit të shtypur palestinez”, u shpreh lideri turk.
Erdogan e krahasoi luftën e Hamasit me luftën turke për pavarësi (1919-1922) dhe u kujtoi deputetëve se ai kishte dalë në mbrojtje të grupit militant palestinez në Forumin Ekonomik Botëror të vitit 2009 në Davos, Zvicër.
“Kur askush tjetër nuk do të fliste, ne u ngritëm dhe thamë: ‘Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por një grup rezistence.’ Ne kemi paraqitur harta në OKB që tregojnë se si Izraeli ka pushtuar gradualisht tokat e Palestinës gjatë 70 viteve të fundit”, tha Erdogan gjatë fjalës së tij në Parlament.
Lini një Përgjigje